Friday, March 29, 2024

Khamenei Ka Miratuar Sulmin mbi Naftën Saudite, Thotë Zyrtari Amerikan për CBS News

Sulmi madhor i fundjavës së shkuar mbi objektet saudite të naftës është miratuar nga Udhëheqësi Suprem i regjimit iranian Ali Khamenei, por vetëm me kusht që të realizohej në një mënyrë të tillë që ta bënte të mundur mohimin e përfshirjes së iranianëve, ka thënë për CBS News një zyrtar amerikan.

Të mërkurën, Arabia Saudite shfaqi mbetjet e raketave kruz dhe dronëve të regjimit iranian. Mund të shqyrtohet mënyra e prodhimit të qarqeve të aparaturave për të përcaktuar me saktësi se në çfarë rruge kanë fluturuar armët. Por zyrtarët amerikanë thonë se provat më inkriminuese janë fotot satelitore të papublikuara ende ku shihet Garda Revolucionare e regjimit iranian tek bën përgatitje për sulmin në Bazën Ajrore të Ahvaz në Iranin jug-perëndimor.

Nga atje, armët kanë fluturuar përmes hapësirës ajrore të Kuvaitit rreth 400 milje drejt shënjestrave të tyre në Arabinë Saudite. Fotot satelitore nuk shërbyen për ta ndalur sulmin pasi domethënia e tyre u kuptua vetëm pas ndodhisë. “Na kanë kapur në befasi të plotë,” tha një zyrtar amerikan.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, i cili është takuar me princin e kurorës të Arabisë Saudite, e ka quajtur këtë një “akt lufte.”

Sauditët kanë treguar video të survejimit ku shihet ardhja e dronëve iranianë.

Në sulmet e fundjavës së shkuar ndaj dy uzinave të naftës, janë lëshuar një total prej 25 dronësh e raketash, duke përfshirë mjetet ajrore pa pilot (UAV) Delta Wing të Iranit dhe raketat kruz “Ya Ali”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë saudite të Mbrojtjes, Koloneli Turki al-Malki.

“Sulmi ka ardhur nga veriu dhe nuk ka dyshim që është sponsorizuar nga Irani,” tha ai në një konferencë për shtyp. “Provat … që keni përpara syve e bëjnë të pamohueshme këtë gjë.”

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e ka përshkruar sulmin mbi instalacionet e naftës të një vendi fqinj si një hap madhor dhe një fazë të re në agresionet luftënxitëse të diktaturës fetare që sundon Iranin, duke shtuar se ushtrimi i forcës dhe vendosmërisë është e vetmja gjuhë që mullahët kuptojnë.

 

The decisive solution to rid the Middle East of all its crises caused by the religious fascism in #Iran is the change of the illegitimate regime by the Iranian people and their organized Resistance. #IranRegimeChange #FreeIran https://www.maryam-rajavi.com/en/item/maryam-rajavi-attacking-oil-installations-iran-neighboring-county-warmongering …

  • Duhet të rikthehen rezolutat e mëparshme të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara mbi projektin e armëve bërthamore të mullahëve dhe ndalimi mbi pasurimin.
  • Dëbimi i regjimit, Gardës së tij Revolucionare dhe grupeve militante mercenare nga Iraku, Siria, Jemeni, Libani dhe Afganistani është një nevojë urgjente.
  • Bashkimi Europian duhet t’i vendosë në listën e terroristëve Khamenei-n, zyrat e tij, IRGC-në dhe Ministrinë e Inteligjencës.
  • Këshilli i Sigurisë i OKB-së duhet t’ia referojë një gjykate ndërkombëtare dosjen e abuzimeve dhe mizorive mbi të drejtat njerëzore të kryera nga regjimi klerikal, sidomos të masakrës së 30,000 të burgosurve politikë në 1988-ën.
  • Komuniteti botëror duhet ta njohë të drejtën e Rezistencës së popullit iranian për ta përmbysur teokracinë në pushtet dhe për të fituar lirinë.