Sunday, January 29, 2023

IRAN: Mbështetësit e MEK Nxisin Konferencën e Sigurisë në Munich që të Përjashtojë Zarif-in

Kundërshtarët e regjimit iranian në Gjermani të dielën protestuan ndaj pranisë së Ministrit të Jashtëm të regjimit, Mohammad Javad Zarif, në Konferencën e Sigurisë në Munich.

Mbështetësit e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit, apo Mujahedin-e Khalq (MEK), në një tubim përballë samitit të sigurisë globale, mbanin banderola ku shkruhej se regjimi iranian është sponsori numër një shtetëror i terrorizmit dhe shkaku numër një i paqëndrueshmërisë rajonale.

Mbështetësit e MEK thërrisnin, “Zarif është terrorist”, “Nxirreni jashtë Javad Zarif-in” dhe “Jo paqësimit; Po Rezistencës.”

Në 2018-ën, të paktën gjashtë diplomatë iranianë, duke përfshirë një Ambasador, janë arrestuar apo përjashtuar nga Europa për shkak të disa komploteve terroriste me shënjestër kryesore MEK-un. Në qershor, një diplomat iranian u arrestua në Gjermani pasi u kishte dorëzuar personalisht një mjet shpërthyes dy terroristëve që kishin në shënjestër MEK-ët në tubimin e përvitshëm Irani i Lirë të opozitës në Paris, ku merrte pjesë udhëheqësja e opozitës Maryam Rajavi dhe ligjvënës të lartë ndërkombëtarë.

Diplomati terrorist i arrestuar, Assadollah Assadi, ndodhet aktualisht në një qeli burgu në Belgjikë duke pritur gjykimin për komplotin terrorist.

Protestuesit e MEK në Munich u bënë thirrje Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian që të mbyllin të gjitha ambasadat e regjimit iranian dhe të përjashtojnë agjentët e Ministrisë së Inteligjencës së regjimit (MOIS) dhe të Forcës terroriste Quds. Ata nxitën BE-në dhe SHBA-në që t’i përfshijnë MOIS-in dhe Gardën Revolucionare (IRGC) në tërësi në listat e tyre të terrorizmit.

Protestuesit vunë në dukje se Zarif mban përgjegjësi të mëdha për krimet e regjimit dhe për mbulimin e akteve terroriste. Si anëtar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, autoriteti më i lartë i regjimit që vendos për veprimtaritë madhore terroriste jashtë Iranit, Zarif është i përfshirë në terrorizëm.

Duke folur para Parlamentit të regjimit nëntorin e shkuar, Zarif tha se ai dhe qeveria e  Hassan Rouhani-t i marrin urdhrat direkt nga Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei.

“Ne nuk jemi një sistem ku njerëzit mund të veprojnë vetë … Nuk mund të bëjmë asgjë në këtë vend pa na u dashur ta raportojmë. … Nuk është e vërtetë se kemi vepruar kundër vullnetit të Liderit Suprem,” tha Zarif. (Televizioni shtetëror, 5 nëntor 2018)

Më 13 janar 2014, Zarif vendosi një kurorë lulesh mbi varrin e komandantit ushtarak të Hezbollahut terroirst, Imad Mughniyeh, gjatë një vizite në Beirut, veprim që u dënua nga Këshilli amerikan i Sigurisë Kombëtare.

Mbështetësit e MEK e nxitën Konferencën e Sigurisë në Munich që ta mbante regjimin përgjegjës për aktet e tij të terrorit ndërkombëtar.

Ata i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta njohin të drejtën e popullit iranian për të rezistuar kundër regjimit të mullahëve dhe për t’i përmbysur diktatorët e tyre.

Protestuesit mbanin portrete të Presidentes së zgjedhur të NCRI-së, Maryam Rajavi, me shkrimin, “Demokraci, liri me Maryam Rajavi-n.”