Saturday, July 27, 2024

Iran: 3 Kompani transporti të IRGC të angazhuar në eksportin rajonal të armëve

E mërkurë, 08 Mars 2017

NCRI – Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Londër më 7 mars 2016, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) bëri të njohur informacionin e mbledhur nga rrjeti i Organizatës Popullore Mojahedin të Iranit (PMOI / MEK) brenda Iranit që identifikoi tre kompani, të cilat janë përdorur si fasadë për t’u marrë me kontrabandën e armëve në rajon. Dr. Matthew Offord, deputet konservator, gjithashtu mori pjesë për të trajtuar çështjen e ndikimit negativ të Iranit në Lindjen e Mesme.

Konferenca për shtyp përmbante detaje dhe informacione më parë të panjohura mbi numrin e kompanive të IRGC-së të përfshira në eksportimin e armëve për grupet rajonale të lidhura me regjimin iranian, veçanërisht ato që veprojnë në Jemen, i cili ka qenë nën bllokadën detare që nga viti 2015. Konferenca për shtyp përmbante publikimin e studimit të përbashkët nga Delegacioni i Parlamentit Evropian për Marrëdhëniet me Irakun (EIFA) dhe Komitetit Ndërkombëtar në kërkim të drejtësisë (ISJ) me titull “Roli Shkatërrues i Trupave të Gardës Revolucionare islame (IRGC) në Lindjen e Mesme”.