E mërkurë, 08 Mars 2017
NCRI – Znj Asma Jahangir u emërua si Raportuese Speciale mbi situatën e të drejtave të njeriut në Republikën Islamike të Iranit nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të KB-së, gjatë sesionit 33 të tij. Pas përfundimit të studimit të bërë, tha se i vjen keq që studimi i saj nuk tregon ndonjë përmirësim të dukshëm në gjendjen e të drejtave të njeriut në vend.
Ajo thotë se gjendja në fusha të tilla si pavarësia e gjyqësorit dhe e avokatëve, liria e shprehjes, dhe përdorimi i arrestimeve arbitrare vazhdojnë të jenë një shqetësim serioz.