Friday, March 29, 2024

Hilet e Inteligjencës së Regjimit Iranian, Historiku i Agjentit të Arrestuar në Danimarkë

Fragmente

Mohammad Davoudzadeh Lului, 39, oficer i Ministrisë së Inteligjencës, ka shërbyer për Ministrinë iraniane të Inteligjencës (MOIS) që 10 vjet më parë. Ai u arrestua në aeroportin Göteborg në Suedi më 21 tetor 2018, me kërkesën e qeverisë daneze kur u kthye nga Irani. Ai ndiqej penalisht për pjesëmarrje në një komplot terrorist kundër shtetasve iraniano-arabë në Danimarkë.

Komunikimet e tij aktive me ambasadorin dhe ambasadën e Iranit në Norvegji vërtetojnë edhe një herë faktin që ambasadat dhe agjensitë e regjimit klerikal si dhe diplomatët e tij janë të përfshirë aktivisht në terrorizëm e spiunazh duke përdorur lehtësirat diplomatike. Një numër i konsiderueshëm agjentësh të Forcës terroriste Quds dhe të Ministrisë famëkeqe të Inteligjencës po kryejnë krime në vende të ndryshme të botës nën mbulimin diplomatik, dhe administrojnë e ushqejnë rrjete agjentësh të regjimit nën pretekste të ndryshme. Gjatë muajve të fundit, përveç Assadollah Asadi-t (diplomat i regjimit në Austri) i cili ndodhet në burg në Belgjikë, dy diplomatë terroristë nga Hollanda dhe një tjetër nga Franca janë përjashtuar nga këto vende.

1- Davoudzadeh, i lindur në Ahvaz dhe banues në Isfahan, është dërguar në Norvegji në vitin 2008 me pretekstin se ishte refugjat për të marrë shtetësi norvegjeze. Kjo gjë i jepte shumë lehtësira për të performuar detyrat e ngarkuara nga MOIS. Pavarësisht statusit të tij ligjor të azilit, ai ka udhëtuar për në Iran shumë herë. Ky akt konsiderohet si tradhti për të gjithë refugjatët dhe, në përputhje me Konventën e Gjenevës dhe ligjet norvegjeze, do t’ia hiqte përgjithmonë statusin e azilit.

2- Davoudzadeh kishte komunikim aktiv me ambasadën e regjimit në Oslo dhe me Ambasadorin Mohammad Hassan Habibollahzadeh. Më 9 nëntor, media norvegjeze publikoi foton e tij në një takim në ceremoninë e ambasadës së regjimit me rastin e Vitit të Ri iranian 1397, dhe ky agjent ndodhet në rreshtin e parë përbri Ministrit të atëhershëm të Norvegjisë për Peshkimin, Per Sandberg, dhe një agjenteje iraniane të quajtur Bahareh Heidari (Letnes), dhe atje ndodhet gjithashtu edhe Ambasadori i regjimit.

3- Veprimtaritë e MOIS në Norvegji koordinohen dhe kontrollohen specifikisht nga Mohammad Hassan Habibollah Zadeh, ambasadori i mullahëve në atë vend. Sipas detyrave të caktuara, MOIS i kushton vëmendje të veçantë Norvegjisë për shkak të “pranisë zyrtare të PMOI dhe NCRI” në atë vend dhe drejtoria anti-spiunazh e kësaj ministrie ndjek të gjitha çështjet përkatëse.

Duke marrë parasysh komplotet terroriste të MOIS në Shqipëri, Belgjikë, Francë, Shtetet e Bashkuara dhe Danimarkë, si dhe arrestimin e përjashtimin e diplomatëve terroristë, rezistenca iraniane thekson edhe një herë nevojën e menjëhershme të përfshirjes së MOIS në listat e terrorizmit të SHBA-së dhe BE-së si dhe të arrestimit, ndëshkimit dhe përjashtimit të agjentëve të fashizmit fetar.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit
Komiteti për Sigurinë dhe Anti-terrorizmin
11 nëntor 2018