Thursday, March 28, 2024

Hezbollah, një nga armët më të rrezikshme të regjimit të Iranit

NCRI – Ministri i Jashtëm Saudit Adel al-Jubeir, të enjten, më 16 nëntor, akuzoi Hezbollahun e mbështetur nga Irani për sekuestrimin e Libanit, duke vënë në dukje se është rrënja e të gjitha problemeve të Libanit.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij francez Jean-Yves Le Drian, ai tha se se ndërhyrjet e vazhdueshme të Hezbollahut në çështjet e vendeve të tjera arabe, të cilat i bëjnë kryesisht me urdhër të regjimit iranian, vetëm sa do të përkeqësojnë situatën në Liban.

Ai gjithashtu e përshkroi Hezbollahun si një nga armët më të rrezikshme të Iranit – diçka që edhe Hassan Nasrallah, sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, e ka pranuar publikisht – gjë që përbën një kërcënim të madh për sigurinë e Libanit dhe Lindjes së Mesme.