Thursday, March 28, 2024

Iran: Prioritet i Mullahëve është të mbulojë përmasat e katastrofës dhe të parandalojë protestat popullore në zonat e tërmetit

Regjimi klerikal dhe zyrtarët e tij kriminalë, pa i kushtuar vëmendje dhimbjes së të varfërve dhe të pastrehëve, është përpjekur të mbulojnë përmasat e fatkeqësisë dhe, nga ana tjetër, të shtypë formimin e protestave sociale dhe zemërimin dhe indinjatën popullore me masa represive.

Menjëherë pas tërmetit, Khamenei dërgoi komandantin e IRGC-së Mohammad Ali Jafarin dhe zëvendëskomandantin e Basijit Ali Fazlin në zonat e tërmeteve. Në vend që të dërgojnë helikopterë ndihmës dhe të shpërndajë forca për të ndihmuar njerëzit, Garda Revolucionare dhe forcat represive kanë dërguar një kolonë automjetesh të njësive anti-rebelim dhe motoçikleta të IRGC në këtë zonë, gjë që shkaktoi zemërim dhe indinjatë mes njerëzve. Sipas dëshmitarëve okularë, IRGC nuk ka luajtur asnjë rol për të ndihmuar njerëzit, dhe misioni i saj i vetëm është të parandalojë protestat popullore.