Saturday, July 27, 2024

George Sabra: Katastrofa e Aleppos bie mbi rusët dhe iranët dhe ata që heshtën për një krim të tillë

E Premte, 02 djetor 2016

NCRI – TV Al-Arabiya, 29 nëntor, 2016
Përveç bombardimeve dhe nxitjes së rusëve, Asadi është i lidhur edhe me regjimin iranian për të sulmuar në lindje të Aleppos. Duke marrë parasysh këto incidente, çfarë mundësie ka opozita?
Anëtari i negociatorëve të lartë të opozitës siriane, George Sabra tha:

Ka vetëm një shans për përfituar. Edhe pse lufta e Aleppo është në shkallë të gjerë, shpërthyese dhe e rrezikshme, fati i revolucionit sirian nuk është i lidhur me rezultatet e luftës në Aleppo. Pati një betejë dhe kalim javën e kaluar. Ushtarët sulmuan pozicionet e Assadit në perëndim të Aleppos dhe depërtuan në linjat mbrojtëse të regjimit dhe të aleatëve të tyre.
Keni parasysh se forcat revolucionare janë të pranishme në të gjitha rajonet në Siri, duke përfshirë kryeqytetin, Damask. Forcat janë ende dominuese në një nga lagjet e Damaskut e njohur si Jobar. Regjimi i Asadit nuk ka arritur t’i dëbojë ata nga lagjja për më shumë se katër vjet. Përveç rrezikut të luftës në Aleppo, rusët po ashtu vazhdojnë të përpiqen ta shkëpusin Aleppon nga bota e jashtme. Ata kanë shfarosur të gjitha sendet e nevojës së parë gjatë 95 ditëve të fundit.
Ka 3 muaj që nuk mund të gjendet një rriskë bukë në qytet. As edhe një shiringë, ilaçe dhe as një pikë vaji nuk gjenden në Aleppo. Çfarë na thyen zemrën është rritja e numrit të viktimave të kësaj fatkeqësie. Shumica e njerëzve të plagosur nuk gjejnë një vend për kurim, pasi rusët kanë shkatërruar me barbarizëm të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore në një operacion brutal ushtarak.
Shumë ekspertë të OKB-së e pranojnë se ngjarjet të tilla në Aleppo janë të papara në histori. Në të vërtetë, ky konflikt nuk është bilateral. Rusët, aleatët e tyre në Teheran dhe milicitë sektariste kanë sulmuar pamëshirë dhe kanë nisur një fushatë në Siri. Populli sirian dhe qytetarët janë të shqetësuar.
TV Al-Arabia:
Bota është dëshmitare e masakrës në Alepo, ndërkohë që askush nuk reagon për këtë. Asgjë nuk gjendet në qytet, as edhe një kokërr ilaçi apo shiringë. Disa autoritete kërkuan që të bëhej një mbledhje në Këshillin e Sigurimit, ndërkohë që rezultatet e bisedimeve i njohin që më parë.
Furnizimet ushqimore nuk mund të dërgohet me avion dhe të hidhen mbi Alepo pasi avionët nuk mund të fluturojnë mbi qiellin e Aleppos për aq kohë sa që avionët rusë kanë zënë hapësirën. Pyetja është se kur do të jetë koha për të rezistuar dhe kundërsulmuar në lindje të Alepos?
George Sabra:
Rezistenca ende ekziston në Aleppo. Përleshjet vazhdojnë në rrugët e Aleppos. Aktualisht, më shumë se 25 për qind e qytetit është nën kontrollin e luftëtarëve tanë. Situata ushtarake është në duart e fëmijëve tanë të cilët po mbrojnë Aleppon. Ata kanë qenë të suksesshme gjatë katër viteve të fundit.
Por në lidhje me krimet e kryera në Aleppo, vëzhguesit nuk janë të vetmit që i diskutojnë ato. Edhe sirianët flasin për një konspiracion ndërkombëtar.
Rusët, regjimi iranian, dhe Assadi nuk janë të vetmit që shkaktojnë krime lufte kundër njerëzimit, duke përfshirë përdorimin e armëve kimike, raketave dhe bombave thërrmuese. Të gjithë ata që nuk bëjnë asgjë për të ndaluar vrasjet dhe injorojnë këtë çështje janë po ashtu përgjegjës për krime të tilla. Komuniteti ndërkombëtar nuk do të mbajë vetëm përgjegjësi morale, por edhe detyrime ligjore.