Dhjetra agjentë dhe mercenarë të regjimit iranian të vrarë në Aleppo

459

E diel, 04 dhjetor 2016

NCRI – Luftëtarët e opozitës siriane qenë në gjendje të frenonin përpjekjet e militantëve të regjimit iranian për të sulmuar lagjet e rrethuara në lindje të Aleppos, njoftoi më 2 dhjetor TV Orient.
“Me shume se 30 trupa të Assadit dhe militantë të regjimit iranian u vranë gjatë konfrontimit me luftëtarët, pas përpjekjes së tyre për të sulmuar lagjet Bostan al-Qasr, Karan el-Tarab dhe el-Sheikh Saeed ne Aleppo. Përveç kësaj, luftëtarët rimorën shume ndërtesa që i kishin zënë militantët dhe trupat e Assadit ne lagjet Alsakan al-Shababi dhe Almasaraniyeh “, tha burimi.

TV Orient shtoi: “Militantët e regjimit iranian pësuan humbje të rënda njerëzore gjatë kësaj përpjekjeje si dhe okupimin e zonave të banuara në al-Bahouth dhe el-Ramouseh dhe lagjen Salaheddin në zonën al-Hashkel. Luftëtarët revolucionare arritën të shkatërronin një tank dhe një transportues të blinduar BMP dhe të kapnin (të merrinin pre) një tjeter tank. “