Thursday, February 2, 2023

Etiketimi i IRGC-së Duhet të Shkojë më Tej

Shkruar nga Mahmoud Hakamian më 22 prill 2019.

Nga Mahmoud Hakamian

Javën e shkuar, SHBA e etiketoi zyrtarisht Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të regjimit iranian si Organizatë të Huaj Terroriste (FTO) duke i dhënë një goditje të madhe sponsorit më të madh shtetëror të terrorizmit në botë.

Tani, të gjitha forcat e IRGC-së, duke përfshirë Forcën Qods, Organizatën Basij, Forcat Aerohapësinore, Detare, dhe Tokësore, janë të listuara si grupe terroriste nga SHBA, me të gjitha penalitetet që kjo gjë sjell me të drejtë. SHBA ka meritë për ndërmarrjen e këtij veprimi shumë të vonuar duke penalizuar aparatin kryesor të Iranit për represionin e brendshëm dhe terrorizmin rajonal.

Kjo tregon se SHBA është e gatshme t’i kundërvihet veprimtarive malinje të Teheranit në Lindjen e Mesme dhe sjelljes së tij luftarake në mbarë botën; gjë që është parë së fundmi edhe në samitet e Varshavës dhe Mynihut, ku spikati nevoja për të krijuar një konsensus trans-atlantik mbi Iranin.

Kjo fushatë presioni do të thotë që grupet militante të lidhura me IRGC-në nuk do t’i marrin burimet (d.m.th. paratë, armët, trajnimin, apo luftëtarët) që u ishin premtuar nga Irani, gjë që e kufizon aftësinë e militantëve për të marrë në shënjestër forcat ushtarake të koalicionit.

Së fundmi, Pentagoni raportoi se Regjimi Iranian është përgjegjës për vdekjen e të paktën 608 anëtarëve të shërbimit amerikan në Irak midis viteve 2003 dhe 2011, ndërkohë që dihet botërisht se Irani shpenzon 12-15 bilion dollarë çdo vit për të mbështetur diktaturën e Assad-it në Siri, në kurriz të sirianëve të pambrojtur.

IRGC kontrollon më shumë se gjysmën e ekonomisë së Iranit, kështu që vendet apo bizneset që kanë marrë në konsideratë të punojnë me një entitet iranian, tashmë duhet të mendohen mirë nëse ua leverdis të lidhen me një grup terrorist dhe të përballen me pasojat.

Dhe ndërkohë që sanksionet amerikane kanë bërë kërdinë me Iranin në skenën ndërkombëtare, është opozita ajo që ka shkaktuar dramë brenda vendit. Gjatë vitit të shkuar, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) e ka ndihmuar popullin iranian në organizimin e protestave mbarëkombëtare anti-regjim, të cilat e kanë nxitur komunitetin ndërkombëtar që ta rishqyrtojë besimin e tij se Regjimi është mundësia e vetme për Iranin.