Emisarët Iranianë të Terrorit – Libër i Ri nga NCRI

567

 

Shkruar nga një Shkrimtar i Stafit më 27 prill 2019.

Zyra Përfaqësuese e NCRI-së në SHBA (NCRI-US) do të mbajë një konferencë për shtyp të mërkurën  më 1 maj për publikimin e një libri të ri, Emisarët Iranianë të Terrorit: Si drejtohet nga ambasadat e mullahëve rrjeti i spiunazhit dhe vrasjes.

Konferenca do të theksojë rolin e Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme në organizimin dhe realizimin e operacioneve terroriste, veçanërisht kundër disidentëve iranianë në Shtetet e Bashkuara dhe Europë.

Ky publikim i ri shpjegon me detaje procesin e vendim-marrjes për operacione të tilla terroriste, rolin e Liderit Suprem të regjimit Ali Khamenei, agjensitë e përfshira, procesin e koordinimit, dhe mbulimin e këtyre operacioneve terroriste.

Në vitin 2018 u pa një rritje e mprehtë e komploteve terroriste të Teheranit në tokën perëndimore, që nga Shtetet e Bashkuara, në Francë e në Shqipëri. Një “diplomat” i regjimit iranian ndodhet aktualisht në burg në Belgjikë, pesë “diplomatë” të tillë janë përjashtuar nga vendet europiane, dhe disa agjentë të tjerë të MOIS, përfshirë dy në Shtetet e Bashkuara, janë të burgosur, të gjithë me akuza terrorizmi dhe spiunazhi.

Përshkallëzimi i akteve terroriste me në shënjestër Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI), që njihet gjithashtu si Mujahedin-e-Khalq-Iran (MEK), si dhe NCRI-në, në 2018-ën, është i lidhur direkt me rolin e MEK në revoltën e gjerë që është zhvilluar nëpër rrugët e Iranit.

Konferenca do të diskutojë gjithashtu lidhjen midis MOIS dhe Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), duke theksuar domosdoshmërinë e etiketimit të MOIS si Organizatë e Huaj Terroriste.

Alireza Jafarzadeh, Zëvendës Drejtori i NCRI-US, do të flasë në këtë konferencë.