Saturday, July 27, 2024

Eksportimi i terrorizmit dhe ndërhyrja nga ana e regjimit të Iranit dënohet nga 55 vende arabo-islamike dhe SHBA.

E mërkurë, 24 maj 2017

NCRI – Udhëheqësit dhe zyrtarë të lartë të 55 vendeve arabo-islamike dhe SHBA u takuan në Riad. Në deklaratën e tyre përfundimtare, ata dënuan fuqishëm politikën e regjimit klerikal për terrorizmin dhe ndërhyrjen në rajon. Katër paragrafët e deklaratës përfundimtare të samitit i kushtohen ndërhyrjes, terrorizmit dhe programit të raketave balistike të regjimit klerikal.

Deklarata thekson: “Udhëheqësit e pranishëm në atë takim hodhën poshtë me vendosmëri përpjekjet destabilizuese të Iranit në rajon, botë dhe mbështetjen e vazhdueshme që i jep terrorizmit dhe ekstremizmit. Ata u angazhuan për një koordinim të përbashkët për të rritur përpjekjet e tyre për të monitoruar sigurinë rajonale dhe globale dhe për të hedhur poshtë me vendosmëri veprimtaritë e përçmuara dhe shkatërruese të regjimit të Iranit brenda vendeve të tyre. Ata gjithashtu theksuan rrezikun e programit të raketave balistike të regjimit të Iranit dhe dënuan shkeljet e vazhdueshme të Konventës së Vjenës mbi marrëdhëniet diplomatike nga ana e regjimit iranian “.

Deklarata e liderëve arabë, vendeve islamike dhe Amerikës në Konferencën e Riadit gjithashtu theksoi: Udhëheqësit e pranishëm në takimin e Riadit dënuan ndjenjat armiqësore të regjimit iranian dhe vazhdimin e ndërhyrjes së regjimit iranian në punët e brendshme të vendeve të tjera, që është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtare dhe parimeve të fqinjësisë së mirë, dhe theksuan nevojën për t’iu kundërvënë këtyre akteve.