Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare Rrëfen Zbulimin e Hallkës Terroriste të Regjimit Iranian që Kishte në Shënjestër PMOI/MEK

1008

Publikuar më 24 tetor 2019.

Fragmente:

I domosdoshëm etiketimi i MOIS-it dhe IRGC-së së Iranit si entitete terroriste në Europë dhe përjashtimi i operativëve të tyre

Në një konferencë për shtyp më 23 tetor 2019, Drejtori i Policisë shqiptare shpalli zbulimin e një hallke terroriste të lidhur me regjimin iranian në këtë vend. Kjo hallkë kishte planifikuar kryerjen e sulmeve mbi lëvizjen opozitare iraniane, Mujahedin-e Khalq (PMOI/MEK). Shërbimet shqiptare të sigurisë e kishin zbuluar kohët e fundit këtë hallkë terroriste.

Përveç veprimtarive të tjera terroriste dhe të spiunazhit, kjo hallkë është përgjegjëse për planifikimin e një sulmi terrorist ndaj një mbledhjeje të PMOI/MEK për festimin e Vitit të Ri iranian (Nowruz) në mars 2018. Shërbimet shqiptare të sigurisë e parandaluan këtë komplot në fazat e tij finale para implementimit. Drejtori i Policisë zbardhi detaje të reja mbi këtë incident në konferencën e tij për shtyp të mërkurën.

Drejtori i Policisë shpalli se një operativ i Forcave Quds të regjimit iranian, i quajtur “Peyman,” e kishte organizuar dhe drejtuar sulmin nga brenda Iranit. Ai shtoi se Alireza Naghashzadeh, një agjent i Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS), i lindur në vitin 1974 në Iran, ka qenë i përfshirë në këtë operacion terrorist. Naghashzadeh mban një pasaportë austriake të lëshuar me emrin Irwin Aram dhe supozimisht e identifikon veten si një “ish-anëtar” i MEK.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare

Drejtori i Forcave Quds që u përmend më sipër ka rekrutuar edhe individë të tjerë të cilët kanë qenë më parë me MEK-un dhe banojnë në vendet europiane, për t’i përfshirë në operacione terroriste dhe spiunazhi kundër Rezistencës Iraniane.

Me urdhër të Forcave Quds, Naghashzadeh ka udhëtuar për në Shqipëri me pretekstin për të vizituar të ëmën Tahereh Zaranji dhe për ta larguar atë nga ky vend. Por qëllimi i tij i vërtetë ishte të mblidhte informata për këtë operacion kriminal terrorist.

Sipas Drejtorit të Policisë shqiptare, përveç operativëve iranianë, Forcat Quds përdorin edhe shërbimet e bandave të krimit të organizuar në Turqi për të realizuar komplote terroriste kundër MEK-ut. Për këtë qëllim, një agjent operacionesh i Forcave Quds, Abdolkhalegh Malekzadeh (ose Farhad), mbante kontakte të rregullta me Abdulselam Turgut, një kriminel famëkeq në Turqi.

Grupi terrorist

Malekzadeh është nga Saravan, në provincën Sistan dhe Baluchistan (Irani jug-lindor). Ai është hequr nga puna si shef ekzekutiv i kooperativës Gheer Sabz në Chabahar. Ministria e Inteligjencës e caktoi atë për në Malajzi, më pas në Muscat të Omanit, e më pas në Turqi, duke përdorur si mbulim Kompaninë Petropars.

Në mars 2018, dy terroristë të regjimit iranian të kamufluar si gazetarë udhëtuan nga Turqia në Shqipëri për të shpërthyer një bombë në festën e MEK-ut me rastin e Nowruz-it, por u arrestuan ndërkohë që po fotografonin vendin. Paralelisht me dërgimin e agjentëve të regjimit dhe të të ashtu-quajturve ish-anëtarë të MEK si Alireza Naghashzadeh, disa anëtarë të tjerë të bandës së Turgutit ishin dërguar gjithashtu në Shqipëri për të kryer sulmin.

Sipas Drejtorit të Policisë shqiptare, Turgut ka qenë i burgosur në Shqipëri në vitin 2011 për kontrabandën e një toni heroinë, por ka përdorur një pasaportë fallco për t’u arratisur. Ai ka qenë i burgosur edhe në Azerbaixhan e Turqi për kontrabandë droge.

I paaftë për t’i përmbajtur kryengritjet popullore dhe veprimtaritë në rritje të të rinjve e të Njësive të Rezistencës, regjimi iranian ka dërguar agjentë të tij në ambasadat shqiptare të vendeve të ndryshme në një përpjekje të kotë dhe absurde për ta demonizuar MEK-un.

 

Në deklaratën e tij të 29 prillit 1997, Bashkimi Europian pati theksuar se operativët e inteligjencës të regjimit duhet të përjashtohen nga Europa dhe se nuk duhet të jepen viza për ata iranianë që kanë lidhje me shërbimet iraniane të inteligjencës dhe sigurisë.

Komiteti i NCRI-së për Sigurinë dhe Antiterrorizmin përsërit:

  1. Agjentët edhe operativët e Ministrisë së Inteligjencës, IRGC-së, dhe të Forcave terroriste Quds duhet të ndiqen penalisht, të ndëshkohen dhe të dëbohen nga territori europian.
  2. MOIS dhe IRGC duhet të përfshihen në listën e Bashkimit Europian për organizatat terroriste.
  3. Ambasadat dhe përfaqësitë e mullahëve, të cilat në të vërtetë janë qendra të terrorit dhe spiunazhit, duhet të mbyllen.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit

Komiteti për Sigurinë dhe Antiterrorizmin

24 tetor 2019