Friday, March 29, 2024

Regjimi iranian po e humb kontrollin mbi Libanin

Demonstrata masive në Liban, kërkohet përmbysja e sistemit në pushtet- tetor 2019

Analizë nga PMOI/MEK

Liban, 22 tetor 2019—E hëna shënoi ditën e pestë të kryengritjeve të popullit të Libanit, ku miliona njerëz dolën në rrugët e Beirutit e të qyteteve të tjera. Protestuesit kërkojnë përmbysjen e sistemit në pushtet. Ata shprehin gjithashtu zemërimin e tyre ndaj ortakëve të regjimit iranian në vendin e tyre dhe bëjnë thirrje për një grevë popullore për ta detyruar qeverinë aktuale të japë dorëheqjen.

Kryengritjet në Liban ndodhën menjëherë pas protestave masive në Irak, të cilat nisën në fillim të tetorit. Kjo nuk është rastësi, dhe nuk mund të mohohet lidhja midis këtyre dy ngjarjeve, sidomos ngaqë emëruesi i përbashkët i të dyja kryengritjeve është refuzimi i ndërhyrjeve të regjimit iranian nga populli dhe zemërimi ndaj qeverive lokale të lidhura me Teheranin.

Deri tani, përgjigjja e regjimit ndaj kryengritjeve të popullit libanez ka qenë kryesisht shpërndarje e propagandës. Është e qartë që regjimi është i tmerruar nga perspektiva e humbjes së kontrollit në Liban dhe po bën ç’është e mundur për ta ruajtur ndikimin e tij në këtë vend. Strategjistët e Tehernait e përshkruajnë Libanin si “thellësia strategjike” e regjimit iranian.

Regjimi ka shpenzuar shumë nga pasuria e Iranit për mbushjen e xhepave të Hezbollahut, dhe të gjitha kanë dalë nga xhepat e popullit të varfër të Iranit. Në këmbim, Hezbollah dhe lideri i tij Hassan Nasrollah kanë bërë ato që u kanë thënë mullahët, duke lëshuar raketa e shkaktuar kaos sa herë që marrin urdhra nga shefat e tyre në Teheran. Populli i Libanit i ka vuajtur pasojat e veprimtarive shkatërrimtare të Hezbollahut në vendin e tij dhe në rajon.

Por ndryshimet kulturore dhe politike mes Irakut dhe Libanit nuk e lënë regjimin që t’i shtypë haptazi kryengritjet libaneze ashtu siç bëri në Irak. Qassem Soleimani, komandanti i Forcave terroriste Quds të Gardës Revolucionare (IRGC-QF) ka qenë i përfshirë direkt në vrasjen e protestuesve irakenë. Por në Liban, regjimi nuk mund të veprojë kaq haptazi, gjë që krijon një perspektivë shumë më të mirë për popullin libanez.

Pas Irakut, Libani është sinjali i dytë paralajmërues për shembjen e regjimit të mullahëve të Iranit.

Mesazhi është që kombet e rajonit janë bërë të vetëdijshme që liria, prosperiteti, siguria dhe paqja e tyre janë të gjitha të lidhura me dëbimin e regjimit iranian nga vendet e tyre dhe me rrëzimin e tiranëve që kanë sunduar në Iran për katër dekada.