Donald Trump ka në plan të mbajë një takim të UNSC mbi Iranin këtë muaj: Nikki Haley

387

Presidenti amerikan Donald Trump ka në plan të kryesojë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë së OKB këtë muaj për të diskutuar shkeljet e supozuara te ligjit ndërkombëtar nga Irani, ka thënë Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley.

“Ai (Trump) do ta bëjë këtë mbledhje për të adresuar shkeljet e ligjit ndërkombëtar nga Irani dhe paqendrueshmërinë e përgjithshme që Irani mbjell në mbarë rajonin e Lindjes së Mesme,” tha Haley teksa informonte reporterët rreth programit të punës së Këshillit për këtë muaj.

Për sa i përket mbledhjes mbi Iranin, ajo tha se mesazhi për Teheranin është se bota po mbikëqyr veprimet e tij, qofshin këto mbështetja e terrorizmit, lëshimi i raketave balistike apo shitja e armëve.