Dështon Përpjekja e Dëshpëruar e Regjimit Iranian për ta Rigjallëruar Dialogun me SHBA-në

697

 

Nga Sedighe Shahrokhi

Zarif tentoi dhe dështoi në përpjekjen për të patur akses tek Trump nën pretekstin e vizitës në kuadër të OKB-së. Ministri i Jashtëm i Iranit Mohammad Javad Zarif vizitoi SHBA-në javën e shkuar, nën maskën e pjesëmarrjes në një konferencë paqeje të zhvilluar në Asemblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që të përpiqej të hapte dialog me administratën e Donald Trump.

Kjo lëvizje e dështuar, e cila me siguri është bërë nën urdhrat e Liderit Suprem Ali Khamenei dhe Presidentit Hassan Rouhani, ndezi debat të madh brenda Regjimit dhe në mediat shtetërore.

Një outlet shtetëror tha se Zarif kishte vendosur qartësisht t’u shmangej vendim-marrësve amerikanë, si Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, dhe t’i drejtohej direkt vetë Trump-it.

Ky outlet raportoi se Zarif po përpiqej të përçonte një mesazh të fortë për ta rikthyer Trump-in në tryezën e negociatave. Megjithatë, një gjë që Regjimi Iranian duket se e shpërfill qëllimisht është se edhe nëse Zarif do të ishte ballafaquar direkt me Trump-in, nuk do të kishte patur ndonjë dialog të vërtetë mes të dyve. Gjithashtu, edhe nëse do ta kishin patur këtë dialog, Trump do të kishte refuzuar çdo propozim që do ta lejonte Iranin të mos binte dakord me 12 kërkesat e SHBA-së.

Ish-ambasadori i regjimit në Jordani, Nosratollah Tajik, pranoi se administrata amerikane nuk kishte reaguar ndaj qasjes së Zarif-it.

Ndërsa uebsiti shtetëror Website-24 shkroi se Zarif është treguar naiv duke besuar se Trump nuk kërkon luftë me Iranin dhe Heshmatollah Falahatpisheh, kreu i komitetit të sigurisë në parlamentin e mullahëve, nuk e pranoi që Regjimi t’i ketë miratuar këto tentativa dialogu.

Kjo shfaqje e qartë grindjesh, përleshjesh dhe polemikash nga të dyja palët tregon se Regjimi Iranian është rrugës drejt shkatërrimit nga përbrenda dhe kjo gjë, së bashku me presionin e jashtëm nga komuniteti ndërkombëtar dhe nga kryengritja e popullit iranian do të sjellë së shpejti fundin e Regjimit.