Sunday, September 8, 2024

Regjimi Iranian Sulmon Protestën Paqësore të Mësuesve në Teheran

 

Nga Mohammad Sadat Khansari

Forcat iraniane të sigurisë sulmuan protestën paqësore të mësuesve jashtë ndërtesës së Departamentit të Arsimit në Teheran të enjten.

Mësuesit dhe punonjësit e arsimit mbanin pankarta të shkruara me dorë ku lexohej:

  • Mësuesit e burgosur duhet të lirohen
  • Punëtorët e burgosur duhet të lirohen
  • Dhimbja juaj është dhimbja jonë, populli duhet të ngrihet e të na bashkohet

Protesta ishte pjesë e një lëvizjeje më të gjerë pas një thirrjeje mbarëkombëtare nga unionet e mësuesve. Mësuesit iranianë zhvilluan protesta në mbi 24 qytete me rastin e Ditës së Mësuesve, e cila festohet çdo vit më 2 maj në Iran, për të kërkuar të drejtat themelore, dhe për të bërë thirrje për lirimin e mësuesve të arrestuar.

Qytetet e tjera pjesëmarrëse përfshijnë Isfahan, Divandareh, Tabriz, Malard, Karaj, Hamedan, Kermanshah, Sanandaj, Qazvin, Marivan, Urmia, Yazd, Homayounshahr, Sari, Khorrmabad, Mahabad, Mashhad, Torbat-e Heydarieh, Kurdistan, Ardebil, dhe Javanroud. Në të gjitha këto qytete, njerëzit u grumbulluan jashtë zyrave të arsimit.

Mendohet se janë përfshirë edhe qytete të tjera që nga përgatitja e kësaj liste nga grupi opozitar iranian, Muxhahedinët e Popullit të Iranit (PMOI ose MEK), grup që ka patur rol thelbësor në organizimin e protestave të popullit iranian kundër Regjimit që nga dhjetori 2017, kur nisi kryengritja e fundit.

Në Kermanshah, mësuesit dhe punonjësit e arsimit thërrisnin “Majlis (parlamenti) dhe qeveria nuk duan t’ia dinë për mësuesit.”

Mësuesit në shumë qytete mbanin pankarta ku ishin të shkruara me dorë kërkesat apo sloganet e tyre.

Në Hamadan, pankartat lexonin:

  • Mësuesit e burgosur duhet të lirohen
  • Ndalni privatizimin e shkollave dhe arsimit
  • Fëmijët duhet të marrin një arsimim falas dhe cilësor
  • Kërkojmë pagesën e duhur për punën tonë

Në Malard të provincës së Teheranit, mësuesit mbanin postera dhe pankarta ku shkruhej:

  • Arsimimi falas është e drejta e çdo fëmije
  • Kërkojmë rroga dhe pagesa sipër kufirit të varfërisë për mësuesit dhe pensionistët.

Mësuesti po kërkojnë:

  • rroga më të mira
  • arsimim falas
  • respekt për të drejtat e minoriteteve
  • anullimin e disa planeve qeveritare që i zhysin më thellë në varfëri punonjësit e arsimit në Iran
  • të mos bëjnë më kontrata të përkohshme

Gjatë vitit të shkuar, mësuesit iranianë, së bashku me punëtorë të tjerë e punonjës të qeverisë, kanë zhvilluar dhjetëra tubime për të kërkuar të drejtat e tyre dhe për të protestuar ndaj problemeve ekonomike, korrupsionit të qeverisë dhe mungesës së lirisë politike. Kjo përfshin tre greva mbarëkombëtare nga mësuesit në tetor, nëntor dhe shkurt.

Sulmi mbi këta protestues erdhi vetëm një ditë pasi forcat iraniane të sigurisë arrestuan të paktën 35 njerëz për pjesëmarrje në protesta paqësore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, përshendeti mësuesit që kërkojnë lirinë të cilët janë ngritur për të drejtat e tyre dhe i bëri thirrje popullit, sidomos studentëve, që t’i mbështesin mësuesit dhe kërkesat e tyre të drejta. Ajo u bëri thirrje gjithashtu organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe unioneve të mësuesve në mbarë botën që ta dënojnë regjimin iranian dhe të marrin masa urgjente për lirimin e mësuesve të arrestuar e të burgosur.