Saturday, January 28, 2023

Deklaratë nga Rudy Giuliani mbi Komplotin Terrorist Kundër Tubimit Free Iran në Paris

Publikuar më 02 Korrik 2018.

Të gjithë pjesëmarrësit në tubimin “Free Iran 2018 – The Alternative” (Irani i Lirë 2018 – Alternativa) në Paris më 30 qershor, vlerësojnë dhe admirojnë punën e mirë të ligjit veçanërisht në Belgjikë dhe Francë, në arrestimin e terroristëve të cilët sipas zyrës së Prokurorit Federal Belg po planifikonin një sulm mbi mbledhjen që mbështeste lirinë nga regjimi teokratik e shtypës në Iran.

Kjo thekson ndjesinë në rritje se regjimi që është sponsori më i madh i terrorizmit në botë po dobësohet gjithnjë e më shumë nga demonstratat e mëdha të vazhdueshme në mbi 140 qytete. Po bëhet gjithashtu e qartë se Madamë Maryam Rajavi dhe NCRI janë një alternativë realiste ndaj regjimit vrasës. Asgjë nuk mund të jetë më e keqe për këta mizogjinistë sesa një lëvizje që shihet si zëvendësim i tyre, e kryesuar nga një grua heroike.

2 Korrik, 2018