Familjet e të arrestuarve u mblodhën përpara zyrave qendrore të policisë duke bërë thirrje për lirimin e fëmijëve dhe të afërmve të tyre.
Gjatë natës, njerëz dhe të rinj në Ahvaz, Abadan, Mahshahr, Karoon dhe Khormoussa protestuan në mbështetje të kryengritjes së Khorramshahr. Të rinjtë në Ahvaz i filluan demonstratat e tyre në Rrugën Naderi duke thirrur me slogane: “Vdekje diktatorit”; “Jeta ime për hir të Karoon (lumit); “Njerëzit e Khorramshahr kanë etje”; “Po, po revolucionit”.
Në Khormoussa, pavarësisht pranisë intensive të agjentëve të policisë, njerëzit u mblodhën duke thirrur “Jeta ime për hir të Khorramshahr”.
Në Abadan, demonstratat e njerëzve në distriktin Selich u kthyen në përplasje. Forcat represive të policisë e kanë rrethuar këtë pjesë të Abadan. Rojat anti-rebelim janë të mobilizuara në urën e qytetit dhe kanë bllokuar rrugët duke mos i lejuar njerëzit të lëvizin.
Garda revolucionare dhe rojat e rebelimit sulmuan mbledhjen e të rinjve trima të Khorramshahr të shtunën në mbrëmje. Pavarësisht pranisë intensive të të gjitha llojeve të forcave represive, të rinjtë guximtarë u përballën me to duke thirrur sloganet “Vdekje Khamenei-it; “Vdekje ‘Republikës Islamike’”; “Vdekje Rouhani-it”; “Top, tank, zjarr, mullahët duhet të zhduken”; Mos kini frikë; mos kini frikë; jemi të gjithë bashkë”; “Ujë me llum, ujë i kripur, për shkak të autoriteteve të paafta”.
Sulmi i mercenarëve mbi të rinjtë e xhindosur çoi në përplasje në rrugë. Një numër njerëzish u plagosën dhe disa u dëmtuan për shkak të të shtënave të drejtpërdrejta dhe gazit lotsjellës. Protestuesit u përballën me forcat represive të paarmatosur dhe dogjën disa kazane plehrash dhe goma makinash për t’ua bllokuar rrugën mercenarëve, si dhe ua hodhën mbrapsht gazin lotsjellës që u kishin lëshuar mercenarët. Plumbat mund të dëgjoheshin në mbarë qytetin për shumë orë. Agjentët e forcave represive rrënuan urën e re të Khorramshahr, dhe shkatërruan dyqanet dhe pasuritë e njerëzve për të hapur rrugën për represione të mëtejshme. Një automjet i njësisë speciale anti-rebelim u hodh në flakë nga të rinjtë e xhindosur.
Agjentët e inteligjencës së regjimit dhe ata me veshje civile arrestuan në mënyrë arbitrare dhjetra njerëz të shtunën në mbrëmje dhe të dielën në mëngjes duke sulmuar njerëzit në shtëpitë e tyre në lagje të ndryshme të qytetit.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, ka përshëndetur popullin dhe të rinjtë e Khorramshahr dhe të qyteteve të tjera të provincës Khuzestan, dhe i ka përshkruar të shtënat kundër popullit të pambrojtur të Khorramshahr si dhe shtypjen e demonstratave të tij të drejta si një shembull i krimit kundër njerëzimit dhe ka bërë thirrje për veprim të menjëhershëm nga Këshilli i Sigurisë së OKB. Ajo i bëri thirrje popullit iranian veçanërisht të rinjve trima të provincës Khuzestan, të mbështesin kryengritjen e Khorramshahr.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
1 Korrik, 2018