Friday, July 26, 2024

Dalin në dritë lidhjet e regjimit të Iranit me Al-Kaedën

NCRI – Pas publikimit të rreth gjysmë milioni dokumentash të konfiskuara nga CIA  gjatë sulmit të Navy Seal 2011, që vrau Osama Bin Ladenin, është zbuluar një marrëdhënie e ngushtë midis regjimit iranian dhe al-Kaedës.

Kjo nuk është e habitshme për sektorin e inteligjencave që e dinte se marrëdhënia midis sponsorit kryesor botëror të terrorizmit dhe qelizave terroriste Sunni daton të paktën në 1991, kur Irani kishte nevojë për ndihmë për përhapjen e revolucionit ideologjik dhe sulmin ndaj interesave amerikane në Lindjen e Mesme dhe al-Kaeda kishte nevojë për para dhe trajnime për të kryer sulmet terroriste.

Pra, regjimi iranian filloi trajnimin e militantëve të al-Kaedës nëpërmjet grupit të tij të autorizuar Hezbollah dhe al-Kaeda ia ktheu këtë duke sulmuar ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani dhe duke vrarë mbi 200 vetë.