Botuar më 27 prill 2018.
Stafi NCRI
NCRI – Presidenti i SHBA Donald Trump paralajmëroi nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes bërthamore të Iranit të 2015 se ai do t’i tërhiqte Shtetet e Bashkuara nga ajo nëse nuk do të bëheshin ndryshime të rëndësishme. Trump dëshiron të eliminohen vakumet, të shtrëngohen kushtet e inspektimit dhe të trajtohen disa çështje të tjera përfshirë agresivitetin e Iranit në rajon dhe programin e raketave balistike.
Afati përfundimtar është 12 maji dhe ende nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë Trumpi. Por pavarësisht se çfarë vendos, pasojat do të jenë të rëndësishme.
Presidenti francez dhe kancelarja gjermane po përpiqen ta bindin Trumpin që të mbetet në marrëveshje. Emmanuel Macron tashmë është takuar me Trumpin për të diskutuar mbi këtë temë dhe Angela Merkel ka planifikuar një udhëtim në Uashington për të njëjtin qëllim.
Megjithë mbështetjen evropiane për marrëveshjen bërthamore, ka zyrtarë dhe drejtues që e kundërshtojnë fuqimisht atë. Njëri prej tyre është Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, i cili gjithashtu ka organizuar një udhëtim në Uashington për të diskutuar mbi të.
Natyrisht, regjimi iranian nuk ka heshtur as mbi këtë temë. Ai ka lëshuar deklarata për të vënë në provë dhe për të frikësuar SHBA-në që ta mbajë marrëveshjen të paprekur. Irani thotë se nëse Trumpi del nga marrëveshja, siguria e rajonit do të jetë në rrezik. Megjithatë, siguria e rajonit është tashmë nën një kërcënim të madh dhe është pikërisht për shkak të agresivitetit dhe ndërhyrjes së Iranit në punët e brendshme të kombeve të tjera. Kjo është arsyeja pse Trumpi e kundërshton aq ashpër marrëveshjen.
Trumpi ka vënë në dukje se edhe në qoftë se marrëveshja bërthamore frenon pasurimin e Iranit për qëllime ushtarake, ushtria e regjimit iranian ende është duke fituar forcë në rajon dhe kjo është e dukshme nga veprimet e saj destruktive në Siri dhe Jemen. Për më tepër, Irani po zgjeron praninë e tij në Gaza, Liban dhe Irak.
Presidenti amerikan ka përsëritur se, siguria kombëtare e SHBA, si dhe interesat e saj në rajon, janë në rrezik. Për ta përkeqësuear edhe më marrëveshjen, ajo i dha regjimit iranian një shumë të madhe parash përmes heqjes së sanksioneve të cilën Irani ka vazhduar ta përdorë për të financuar aktivitetet e tij malinje në vend që të përmirësojë gjendjen e brendshme.
Trumpi ka thënë se ai dëshiron që marrëveshja të rinegociohet në mënyrë që të bëhet marrëveshja që duhet të kishte qenë që në fillim.
Përhapja e kaosit nga ana e regjimit iranian ka shkaktuar vdekjen e miliona njerëzve në Siri dhe e njëjta gjë po ndodh edhe në Jemen. Populli i Iranit po ashtu i bën thirrje drejtuesve të tij që të përqëndrohen në problemet e brendshme në vend që të ndërhyjnë në vende të tjera.
Çdo vendim për rinegocim ose dalje nga marrëveshja duhet të marrë parasysh faktin se regjimi iranian ka një histori gënjeshtrash dhe mashtrimesh. Nuk është një regjim i besueshëm dhe ka shumë shembuj që e mbështesin këtë pohim. Nuk mund t’i jepni Iranit përfitim e dyshimit, siç bëri Obama, sepse kjo i jep atij guxim.
Masa tjetër duhet të jetë që regjimi iranian të japë llogari për luftënxitjen e tij. Për të mirën e popullit të Iranit, për të mirën popujve në rajon dhe për të mirën e bashkësisë ndërkombëtare në tërësi.