Friday, September 20, 2024

Përleshjet mes njerëzve dhe IRGC, greva dhe protesta në Iran

Të martën në mbrëmje, më 24 prill, populli i Marivanit në provincën e Kurdistanit u përlesh me Gardën Revolucionare kriminale (IRGC). Përplasja ndodhi kur kolonel -Pasdar (kolonel i IRGC) Kaveh Kohneh-Poushi së bashku me një tjetër Pasdar, Latif Nikpay, vrau një banor të një prej fshatrave të Marivanit. Populli dogji shtëpitë e të dy kriminelëve në shenjë proteste për këtë krim.

Njësia anti-trazira filloi të sulmonte dhe t’i godiste këta njerëz në mbështetje të të dy kriminelëve. Përleshjet, të cilat zgjatën për orë të tëra, vazhduan deri në spitalin Bu’ali në Marivan. Kolonel-Pasdar Kaveh Kohneh-Poushi është një kriminel me një historik famëkeq që punon për organet represive në Marivan. Ai është jashtëzakonisht i urryer nga njerëzit e zonës.