E enjte, tetor 1, 2015
Ministria e Brendshme e Bahreinit deklaron se pasi bastisur një depo në një lagje rezidenciale, ka konfiskuar 1.5 ton eksploziv të gradës së lartë dhe ka arrestuar një numër të dyshuarish të lidhur me Gardën Revolucionare të regjimit Iranian.
Në deklaratën e ministrisë të mërkurën u deklarua se eshte zbuluar “një strukturë bombë-prodhuese e sofistikuar që përmbante më tepër se 1.5 ton eksploziv të gradës së lartë, duke përfshirë C4-RDX, TNT, dhe eksplozivë të tjerë kimike të fuqishm në një operacion kundër terrorizmit në një depo në lagjen Nuwaidrat. “
Autoritetet thanë se kanë arrestuar një numër individësh të dyshuar si përgjegjës për montimin dhe fshehjen e eksplozivë me dyshimin e të pasurit lidhje “terroriste” me regjimin në Iran dhe grupit militant me bazë në Irak Hezbollahut, raportoi Al Arabiya News.
Shefi i Policisë Gjenerali-Madhor Tariq Al Hasan ka tha se: “Ky zbulim i rëndësishëm shënon edhe një tjetër incident shqetësues në të cilën veprimet e panderprera iraniane po përpiqen të minojnë sigurinë dhe stabilitetin brenda Bahrein dhe rajonin më gjerë”, siç citohet nga agjencia shtetërore e lajmeve te Bahrainit.
“Sofistikimi i incidenteve terroriste në Bahrein janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2015, dhe profesionalizmi me të cilën këto materiale janë prodhuar, fshehur, dhe vendosur është një tregues i qartë i mbështetjes ndërkombëtare dhe sponsorizimit.”
Në gusht, Ministria e Brendshme e Bahrainit ka arrestuar pesë persona të dyshuar për kryerjen e një sulmi me bombë në Bahrein.
U deklarua se ata ishin të lidhur, financuar dhe trajnuar nga Gardës Revolucionare e regjimit te iranian dhe grupit militant ” Brigadat e Hezbollahut” në Irak.