Friday, September 20, 2024

Avioni Luftarak i Regjimit Iranian Duket se Është një Farsë

 Në vitin 2003, Irani pati prezantuar një avion ushtarak subsonik të rremë, të quajtur Shafar, i cili në 2014-ën u zbulua se ishte thjesht një kopje e bërë prej druri.

Regjimi iranian i ka rinovuar rrangallat e ndryshkura të modeleve të vjetra ‘F-5 Freedom Fighters’ dhe i ka kthyer në stabilizues binjakë vertikalë Saeqeh, ua ka riprodhuar motorët e tyre turboreaktivë J85, si dhe ka krijuar një sërë dronësh të mirë.

Por për sa i përket ndërtimit të një avioni luftarak të padetektueshëm, Teherani do që bota të besojë se ai e ka ndërtuar një avion të tillë në vitin 2013, kur e prezantoi një të tillë si pjesë të ceremonive të Mëngjesit Dhjetë Ditësh ku mori pjesë presidenti i atëhershëm Ahmadinejad.

IAIO Qaher (“Pushtuesi”) 313 ishte një avion i vogël që përmbante karakteristika të dizajnit të F-5 Freedom Fighter, të F-22 Raptor, si dhe të MiG-17 të viteve ‘50, dhe  të projektit të braktisur ‘Bird of Prey’ (Zogu Grabitqar) të Boeing — një konglomerat i përzier që mori emrin “Frankenplane”. Por, sipas David Cenicotti në The Aviationist, ky avion nuk dukej si diçka që mund të fluturonte vërtetë.

Disa nga gjërat që ai vuri në dukje janë:

– Kabina e pilotit ishte shumë e vogël për të nxënë një njeri me gjatësi mesatare

– hunda ishte shumë e vogël për të nxënë një radar

– Instrumente shumë të thjeshta për një kabinë piloti

– Njëra nga fotot paraqet një panel instrumentash të një teknologjie relativisht të ulët, me shumë mundësi të marrë nga një avion i lehtë civil, që e tregonte maksimumin në treguesin e shpejtësisë ajrore në 260 nyje, shifër që është pak më shumë se gjysma e shpejtësisë së një avioni subsonik civil

– Nuk ka grykë shkarkimi

– Të hapurat për futjen e rrymës duken shumë të vogla

– Nuk ka hapësira të dukshme për armët apo vrima për sensor

– Avionët e padetektueshëm përgjithësisht i mbajnë armët në hapësira të brendshme për të ruajtur një detektueshmëri të ulët me radar, por hapësirat e brendshme dukej që mungonin.

– Dukej se ishte i bërë nga plastikë e shndritshme—pa gozhda e vidha të dukshme

– Dhe mbulesa dukej se ishte prej pleksiglasi të njollosur dhe nuk kishte shul.

Media shtetërore e regjimit iranian nxori një video ku dukej supozimisht një Qaher në fluturim. Por pas shqyrtimit të videos, u duk se ishte një kopje e vogël e telekomanduar dhe jo një avion i vërtetë. Në fakt, media iraniane u detyrua të sqaronte se ato ishin faktikisht dy dronë të ndryshëm prove me madhësi të reduktuar.

Qaher dukej se ishte thjesht një model plastik jobindës i projektuar për qëllime propagande. Ai u zhduk për disa vjet për t’u rishfaqur në prill 2017 kur prototipi numër “8” iu prezantua Presidentit Rouhani dhe u regjistrua duke lëvizur në një pistë. Media iraniane tha se avioni nuk u ishte nënshtruar ende testimeve për fluturim.

Megjithatë, korpusi jokonvencional duket i mbushur me të meta aerodinamike dhe pika që reflektojnë valët e radarit. Analisti Galen Wright ka vënë re gjithashtu se një mekanik iranian e kishte shënuar trysnin e gomave për Qaher-in në shifrën 50 psi. Për krahasim, gomat e një F-16 me peshë të lehtë shkojnë deri në 300 psi.