Iran: Përmbytje Shkatërruese në Rajonet Veriore Përgjatë Detit Kaspik

350

Iran, 23 mars 2019 – Përmbytjet shkatërruese në provincat Golestan, Khorasan Verior dhe Mazandaran në veri dhe veri-lindje të Iranit, kanë shkaktuar dëme të mëdha. Dhjetëra fshatra janë përmbytur nga uji, rrugët janë bllokuar dhe vdekja e nëntë banorëve vendas ka bërë që shumë iranianë, sidomos në provincën Golestan, ta kalojnë në hidhërim periudhën e Nowurz-it (vitit të ri të kalendarit iranian).

Raportet tregojnë se nëntë njerëz, përfshirë fëmijë, kanë humbur jetën dhe një individ mbetet i humbur. Përmbytjet në provincën Mazandaran Province u kanë marrë jetën pesë personave dhe një individ raportohet i humbur. Dy individë kanë vdekur në provincën e Khorasanit Verior dhe dy të tjerë në provincën Golestan.

Burimet shtetërore refuzojnë t’i raportojnë me saktësi lajmet rreth numrit të të vdekurve dhe nivelit të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e mëdha. Pavarësisht gjithë kësaj, një zyrtar i regjimit në provincën Golestan e pranoi faktin se 70 përqind e qytetit Aq Qala, epiqendra e përmbytjes, është e mbuluar nga uji. Dymbëdhjetë fshatra përreth këtij qyteti raportohet se gjenden plotësisht nën ujë dhe nuk ka asnjë mënyrë për të ofruar ndihma urgjente.

Janë bllokuar rrugët drejt më shumë se 70 fshatrave dhe është ndërprerë elektriciteti në rreth 50 fshatra. 7,900 shtëpi në provincën Golestan janë dëmtuar rëndë nga përmbytjet, sipas mediave shtetërore, dhe 23,000 banorë kanë nevojë për ndihmë urgjente. Në qytetet Neka dhe Behshahr, shkarjet e tokës dhe dëbora kanë bllokuar rrugët drejt 70 fshatrave përreth.

Në vijim të shirave të dendur, rrugët dhe kalimet publike në qytetin Gonbad Kavous në lindje të provincës Golestan janë përmbytur plotësisht. Raportet tregojnë se këto përmbytje janë shkaktuar nga shpërthimi i ujit përmes digave.

Rënia e shiut dhe shkrirja e borës së dimrit janë duke shkaktuar tejmbushjen e pendave të ndryshme, duke përfshirë Golestan dhe Boostan, si dhe daljen e lumenjve nga shtrati. Mbi 10,000 shtëpi në zona të ndryshme të provincës Golestan kanë raportuar dëme të shkaktuara nga përmbytjet. Banorët protestojnë ndaj paaftësisë së zyrtarëve të provincës, të cilët nuk u ofrojnë ndihma urgjente.

Abdul-karim Javar, imami i lutjeve të së premtes në Gonbad Kavous, e ka pranuar zemërimin e njerëzve lidhur me këtë gjë.

“Shumica e njerëzve ankohen për faktin se mediat shtetërore nuk i transmetojnë si duhet raportet e përmbytjeve,” pohoi ai.

Për më tepër, parashikimi i motit për të shtunën ka raportuar përmbytje të mundshme dhe dalje të lumenjve nga shtrati në provincat jugore të Hormozgan, Sistan & Baluchistan dhe Kerman.

Nga e diela deri të mërkurën priten shira të dendur, që mund të shkaktojnë përmbytje, dalje të ujërave të lumenjve nga shtrati dhe dëme të rënda ndaj infrastrukturës së shumë zonave në Iran. Atyre që e kanë mundësinë të shkojnë diku për pushimet e Nowruz-it (viti i ri i kalendarit iranian) do t’u prishen keq planet për shkak të shirave dhe përmbytjeve të mundshme.

Agjensia shtetërore e lajmeve Entekhab shkroi të shtunën, “Dy fshatra të Bandar Torkaman [provinca Golestan] do të evakuohen për shkak të frikës nga përmbytja.”

Vetë Ministri i Brendshëm i regjimit, Abdolreza Rahmani Fazli, raportohet të ketë thënë se guvernatori i provincës Golestan ka një muaj që është jashtë Iranit me pushime.

Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka dërguar një mesazh ku shpreh ngushëllimet dhe keqardhjen e saj të sinqertë për zonat e përmbytura të provincës Golestan dhe familjarët e miqtë e viktimave të përmbytjes.

“Vdekjet tronditëse të një numri të madh njerëzish, duke përfshirë fëmijë të pafajshëm, në përmbytjen e provincës #Golestan e ka lënduar thellë popullin e #Iranit,” tha ajo. “Ngushëllimet e mia më të thella për të mbijetuarit dhe popullin e nderuar të #Golestanit. E nxis publikun, sidomos të rinjtë, që të turren për të ndihmuar viktimat e përmbytjes. Politikat shkatërruese të regjimit klerikal dhe plaçkitja e aseteve të popullit iranian, për t’i shpërdoruar në terrorizëm e luftë, e kanë lënë popullin tonë të pambrojtur përballë fatkeqësive natyrore, duke i sjellë atij dëme e viktima në një numër shumë më të lartë sesa mesatarja e botës.”

Politikat shkatërruese të regjimit klerikal dhe plaçkitja e aseteve të popullit iranian, për t’i shpërdoruar në terrorizëm e luftë, e kanë lënë popullin tonë të pambrojtur përballë fatkeqësive natyrore, duke i sjellë atij dëme e viktima në një numër shumë më të lartë sesa mesatarja e botës#Iran