Autoritetet keniane parandalojnë komplotin e mullahëve për të liruar nga burgu dy të dyshuar për terrorizëm

346

 

Hadi Farajvand-it, ambasadorit të mullahëve të Iranit në Kenia, iu parandalua nga autoritetet vendase komploti për të liruar nga burgu dy operativë të Forcës Quds të Gardës Revolucionare (IRGC).

I dërguari i mullahëve u kishte telefonuar zyrtarëve të lartë të qeverisë keniane dhe kishte në plan të lironte në mënyrë të jashtëligjshme Ahmad Abolfat’hi Mohammad-in dhe Mansour Mousavi-n nga burgu, sipas një deklarate të policisë keniane të dielën.

Farajvand ishte aq i bindur se dy operativët e Forcës Quds të IRGC-së do të liroheshin saqë kishte rezervuar tre bileta avioni për veten dhe për ta, raporton Nation duke cituar autoritetet keniane. Dy operativët ishin arrestuar në 2012-ën pasi kishin tentuar të kryenin një sulm terrorist.

Autoritetet keniane besojnë se këta dy kombas iranianë janë anëtarë të Forcës Quds, një njësi me trajnim të lartë e IRGC-së që kryen misione sekrete jashtë vendit, duke përfshirë sulme terroriste dhe vrasje.

Në qershor 2018, Interpoli paralajmëroi për masat e zyrtarëve iranainë për të bashkëpunuar me zyrtarë të lartë të qeverisë keniane dhe me sistemin gjyqësor kriminal për të bërë të mundur lirimin e operativëve të tyre nga burgu.

Të premten, oficerët e DCI-së arrestuan dy individë kenianë pasi kishin mashtruar dhe i kishin dhënë rryshfet një sasi të panjohur parash një ambasadori. Ata kishin pretenduar sikur ishin zyrtarë të Ministrisë së Brendshme të Kenias të cilët mund të ofronin ndihmë dhe mbështetje.

“Detektivët thonë se ai ka kontaktuar gjithashtu me zyrtarë të qeverisë për të pyetur rreth dy individëve. Atëherë DCI u vu në alert dhe nisi hetimin që çoi në arrestimin e Kipkemoi-t dhe Agyei-t,” raporton uebsiti Kenyans.

“Dy të dyshuarit për terrorizëm të cilët ambasadori dyshohet se po përpiqej të lironte, ishin dënuar me burgim të përjetshëm në 2013-ën pasi e kishin drejtuar policinë drejt një eksplozivi vdekjeprurës të identifikuar si RDX në Mombasa dhe ishin akuzuar  për planifikim të një sulmi terrorist. 

“Dënimi më pas u reduktua në 15 vjet burg pas një apeli në Gjykatën e Lartë. Pas Gjykatës së Apelit, ata u liruan në 2018-ën.

“Megjithatë, Drejtori i Prokurorisë Publike (DPP) iu drejtua Gjykatës Supreme për të kundërshtuar lirimin e tyre, dhe gjykatësit e lejuan policinë t’i mbante të dyshuarit derisa të merrej një vendim për fatin e tyre.

Haji shprehu zhgënjimin e tij lidhur me komplotin për t’i nxjerrë fshehtazi këta dy të huaj nga vendi.

“Kjo është e papranueshme dhe është një përpjekje e qartë për të shtrembëruar rrugën e drejtësisë dhe sundimin e ligjit. Kam në plan ta njoftoj Gjykatën Supreme për zhvillimet e fundit pasi tashmë ekziston rreziku që ata të dy t’ia mbathin. Mund të jetë nevoja të rishikohen kushtet në të cilat mbahen,” tha ai për Nation.

“DPP shtoi se do t’i shkruante gjithashtu Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kenias që të thërrasë ambasadorin, i cili gëzon imunitet diplomatik, për të dhënë një shpjegim.”