Anëtari i PMOI Malek Shara’i u martirizua gjatë përpjekjes për të shpëtuar jetën e njërit prej miqve të tij në liqenin Rrotull në zonën e Durrësit në Shqipëri.
Të martën, 19 qershor, kur Malek, i cili ishte në breg, vuri re se njëri nga miqtë e tij që ishte futur në liqen për të notuar po mbytej për shkak të një spazme muskulare, u hodh menjëherë në liqen me të gjitha rrobat veshur dhe, me shumë përpjekje, ia doli ta nxirrte në sipërfaqe dhe ta shpëtonte. Por pas pak sekondash, edhe ai vetë u zhyt në ujë dhe nuk mundi të dilte. Kërkimet dhe përpjekjet e mëtejshme nga katër miq të tij dhe një banor vendas duke përdorur një barkë për ta gjetur, dështuan. Njëkohësisht, PMOI i kërkoi ndihmë policisë dhe ekspertëve zhytës të qeverisë shqiptare, dhe operacioni i kërkimit vazhdoi dy herë deri në mbrëmje. Përpjekjet për të gjetur trupin e Malek-ut vazhduan të mërkurën, të enjten dhe të premten, por kanë qenë të kota deri tani.
Anëtari i PMOI Malek Shara’i, lindur në Khorramshahr në 1970, iu bashkua NLA (Ushtrisë Kombëtare të Çlirimit) 21vjet më parë, dhe kaloi vite të lavdishme përkushtimi në kampet Ashraf dhe Liberty.
Malek ishte një nga të mbijetuarit e masakrës së 1 shtatorit, 2013 në Kampin Ashraf në Irak, gjatë së cilës 52 anëtarë të PMOI u martirizuan gjatë një sulmi nga forcat e diktatorit të “Irakut të Ri” al-Maliki dhe mercenarët e Forcave terroriste Quds. Malek, së bashku me miqtë e tij të tjerë në Ashraf, me një guxim të pamasë dhe i paarmatosur, luftoi kundër mercenarëve.
Malek do të mbahet mend gjithmonë si një simbol frymëzues nga të gjithë luftëtarët e lirisë për ndershmërinë, guximin, përkushtimin dhe devocionin e tij të madh ndaj kauzës së popullit iranian për liri.
Organizata Muxhahedine e Popullit e Iranit
22 Qershor, 2018