Thursday, February 9, 2023

Ish Kryeministri Algjerian: Populli Iranian do të Jetë i Lirë së Shpejti

Populli iranian do ta arrijë së shpejti lirinë për të cilën ka luftuar, sipas ish Kryeministrit Algjerian Sid Ahmed Ghozali.

Ghozali, i cili ka mbajtur shumë pozicione të larta në Algjeri para se të bëhej Kryeministër, ka shkruar një op-ed për The Daily Caller ku detajon vështrimet e tij mbi Iranin përgjatë viteve që nga Shahu tek Mullahët e deri tek kryengritja aktuale popullore.

Në këtë artikull, ai vlerëson në mënyrë të saktë se populli iranian po kërkonte ndryshim regjimi nën sundimin e Shahut “despot”, arsye për të cilën Algjeria e mbështeti revolucionin iranian dhe zhvilloi madje marrëdhënie me regjimin e ri.

Por pastaj, gjatë kohës kur ishte ministër i jashtëm, Ghozali thotë se zbuloi se regjimi i mullahëve po i jepte mbështetje grupeve terroriste brenda Algjerisë, gjë që nuk ndaloi as pasi mullahëve iu kërkua llogari.

Algjeria me të drejtë i shkëputi lidhjet diplomatike me Iranin, por fatkeqësisht ato u rivendosën vetëm nëntë vjet më vonë dhe mullahët po sponsorizojnë përsëri terrorizmin në Algjeri.

Por ka shpresë për Iranin dhe kjo shpresë është populli iranian dhe rezistenca e tyre e organizuar.

Aktualisht populli iranian po proteston nëpër rrugë, pavarësisht rrezikut serioz të arrestimit apo vrasjes nga agjentët e Regjimit. Ata besojnë se liria është më e rëndësishme se jetët e tyre.

Kjo nuk është një ndjenjë e re për popullin iranian. Rreth 120,000 anëtarë të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) janë vrarë nga regjimi për shkak të aktivizmit të tyre politik, duke përfshirë 30,000 që u vranë në masakrën e vitit 1988.

Ghozali shkruan: “Viktimat sakrifikuan veten për liri dhe demokraci, dhe kjo trashëgimi ka filluar kohët e fundit të japë fryte në rrugët iraniane.”

Pavarësisht viteve të brutalitetit, propagandës dhe shtypjes, Regjimi nuk ka mundur ta shuajë dëshirën e popullit iranian për ndryshim regjimi. Rezistenca Iraniane do ta fitojë këtë luftë për liri dhe mullahët do të rrëzohen. Nuk ka dyshim për këtë.

Ghozali shkruan: “Pasi jam marrë me situatën iraniane për gjysmë shekulli, kam ndjesinë se odiseja e gjatë e popullit iranian po i afrohet fundit dhe se ata do ta fitojnë lirinë duke i bërë ballë diktaturës aktuale siç i kanë bërë ballë regjimit të Shahut, këtë herë duke ndihmuar ardhjen e ndryshimit demokratik në duart e popullit dhe rezistencës iraniane.”

Më 30 qershor, Rezistenca iraniane do të mbajëë mbledhjen e përvitshme Irani i Lirë në Paris, ku mbi 100,000 njerëz do të mblidhen bashkë për të bërë thirrje për ndryshim regjimi. Populli i Iranit dëshiron një Iran të lirë dhe demokratik që i dedikohet të drejtave të njeriut dhe së shpejti ai do ta arrijë këtë gjë.