Friday, March 29, 2024

Aparati Gjigant i Luftës Kibernetike të Regjimit të Iranit Përgatit Terrenin për Terrorizëm dhe Nxit Paqësimin

Ky aparat i luftës kibernetike drejtohet nga IRGC dhe Ministria e Inteligjencës, dhe qëllimi i tij është të mashtrojë, të përhapë gënjeshtra, të denigrojë kundërshtarët, dhe të ndalojë rrjedhën e lirë të informacionit. Institucionet e Internetit nuk duhet ta lejojnë regjimin të infiltrohet e të keqpërdorë rrjetet e tyre.

Aparati masiv i luftës kibernetike të regjimit drejtohet nga Garda Revolucionare dhe Ministria e Inteligjencës (MOIS) të cilat shpenzojnë shuma jashtëzakonisht të mëdha parash nga asetet e popullit të varfër të Iranit dhe vënë në punë mijëra anëtarë të  IRGC, Basij si dhe hacker-a të lidhur me ta. Qëllimi i tyre është të mashtrojnë, të keqinformojnë, të demonizojnë Rezistencën Iraniane, dhe të parandalojnë rrjedhën e lirë të informacionit. Regjimi kërkon që, nga njëra anë, të nxisë politikën e paqësimit dhe të parandalojë përqasjen decizive kundër regjimit, dhe nga ana tjetër, të përgatitë terrenin për terrorizëm kundër PMOI-së dhe Rezistencës Iraniane.

Agjentët e MOIS dhe të Forcës Quds jashtë vendit janë pjesë e rëndësishme e këtij aparati të luftës kibernetike për përhapjen e gënjeshtrave e mashtrimeve, dhe ata ndjekin objektivat e regjimit nën maska e tituj të ndryshëm, ndonjëherë madje edhe nën maskën e kundërshtarëve të regjimit, duke keqpërdorur internetin dhe rrjetet sociale dhe duke hapur qindra uebsite në gjuhë të ndryshme.

Makineria e luftës kibernetike të mullahëve është organizuar në grupe që nuk janë të lidhur me njëri-tjetrin dhe nën maska të ndryshme, në mënyrë që gjurmët e regjimit të jenë më pak të dukshme. 
Kostot e drejtimit të këtij rrjeti dhe pagesat e tij bëhen në mënyra komplekse dhe përmes ndërmjetësve jo-iranianë, apo të paktën jashtë Iranit për të shmangur sanksionet dhe kufizimet ndërkombëtare. Kërkimet e fundit nga firmat ndërkombëtare të sigurisë kibernetike kanë treguar se burimi i gjithë këtyre llogarive të maskuara është Irani nën sundimin e regjimit klerikal.

Në shumë raste, mercenarët jo-iranianë të Ministrisë së Inteligjencës dhe Forcës Quds, me një kulturë krejtësisht perëndimore, keqpërdorin rivalitetet politike dhe elektorale në këto vende për të realizuar udhëzimet e diktuara nga Teherani.