Friday, September 13, 2024

Konferenca Ndërkombëtare e Komuniteteve Iraniane në 20 qytete përkujton 30-vjetorin e masakrës së 1988-ës

 

Në mbështetje të kryengritjeve për përmbysjen e regjimit iranian dhe të alternativës demokratike, Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

Iranianët përkujtuan 30,000 të burgosurit politikë të masakruar në vitin 1988 në Iran, në një konferencë online të mbajtur njëkohësisht në 20 qytete e kryeqytete të mëdha të Europës dhe Amerikës së Veriut.

Pjesëmarrësit deklaruan mbështetjen e tyre për kryengritjen e popullit iranian për të përmbysur regjimin dhe për Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit si alternativa demokratike ndaj regjimit.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit; ish Kongresmeni amerikan Patrick Kennedy; përfaqësues të zgjedhur europianë, si dhe një numër personalitetesh politike e fetare dhe juristësh morën pjesë në këto tubime. Përfaqësues nga rreth 250 shoqata iraniane, pjesëmarrës në këtë konferencë, mbajtën fjalime, duke shpjeguar për veprimtaritë e tyre, duke shprehur kërkesat e komuniteteve iraniane nëpër botë, duke deklaruar mbështetje për Rezistencën Iraniane dhe solidaritet me kryengritjen e popullit për rrëzimin e regjimit iranian dhe themelimin e lirisë e demokracisë.

Maryam Rajavi i bëri homazh 30,000 të burgosurve politikë të masakruar në 110 qytete. Ajo vuri në dukje impaktin e jashtëzakonshëm të sakrificave të atyre heronjve, dhe të palëkundshmërisë e guximit të tyre në betejën që po zhvillohet këto ditë në qytetet e Iranit.

 

“Njësitë e rezistencës po ndjekin gjurmët e atyre burrave dhe grave që i thanë jo regjimit në masakrën e 1988-ës,” tha Znj. Rajavi. “Sot, problematika kryesore e mullahëve është ballafaqimi me alternativën demokratike. Ata përpiqen dëshpërimisht ta shtyjnë për më vonë zhvillimin që do të ta çonte Iranin drejt lirisë. Por kjo është një ëndërr e pashpresë. Kryengritjet e palodhura të popullit iranian nuk kanë lënë asnjë mundësi për realizimin e kësaj fantazie.

Znj. Rajavi vazhdoi, “Kryengritjet i kanë rrënjët në luftën e etur të popullit tonë për liri, demokraci dhe barazi. Pjesëmarrja në këtë konferencë e përfaqësuesve të komuniteteve iraniane që banojnë në Europë dhe Kanada, është një shembull i qartë i këtij realiteti.

 

Patrick Kennedy përshëndeti njësitë e rezistencës brenda Iranit dhe tha se kryengritja iraniane sot i ka rrënjët në sakrificat e heronjve të 1988-ës. Ai tha që populli iranian e ka refuzuar diktaturën e shahut dhe teokracinë e mullahëve, dhe kërkon një republikë të lirë. Patrick Kennedy bëri thirrje për përjashtimin e të gjithë agjentëve të regjimit iranian në Europë dhe SHBA, të cilët operojnë nën pretekste të ndryshme. Ai përsëriti mbështetjen e tij për rezistencën e popullit iranian nën udhëheqjen e Znj. Maryam Rajavi.

 

Përfaqësuesit e komuniteteve iraniane deklaruan mbështetjen e tyre për kryengritjet e popullit iranian për të përmbysur regjimin e mullahëve, për rolin e pakrahasueshëm të PMOI-së në progresin e vazhdueshëm të kryengritjeve, si dhe për alternativën demokratike, Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). Ata dënuan gjithashtu komplotet terroriste të regjimit iranian dhe fushatat e tij keqinformuese kundër PMOI, të cilat shërbejnë për të përgatitur terrenin për operacione terroriste. Ata nxitën qeveritë europiane të ndërmarrin një politikë decizive kundër veprimtarive të regjimit.

Shtatëmbëdhjetë përfaqësues folën në këtë konferencë globale në emër të komuniteteve iraniane në Europë dhe në Amerikën e Veriut.