E martë, 18 prill 2017
NCRI – Qeveria e SHBA-së i ka vendosur sanksione të reja Departamentit të Burgjeve të Teheranit për shkelje të të drejtave të njeriut dhe kryerjen e krimeve brutale.
Përveç kësaj, anëtarë nga të dy partitë e Kongresit të SHBA kanë mirëpritur vënien e Sohrab Soleimanit (vëllai i Zyrtarit të Lartë, Ghasem Soleimani) në Listën e Sanksioneve të SHBA.
Pas deklaratës së Departamentit Amerikan të Thesarit në lidhje me sanksionet, anëtarët e Kongresit të SHBA si nga partia Demokratike edhe ajo Republikane theksuan mbështetjen e tyre për ndjekjen penale të atyre që shkelin të drejtat themelore të popullit iranian.
Pas sanksioneve të vendosura nga SHBA, Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit, Ed Royce, tha se ndjehet i kënaqur, pasi qeveria e SHBA ka përdorur autoritetin e saj për të vendosur sanksione ndaj regjimit të Iranit, i cili është përgjegjës për shkeljen e të drejtave të njeriut në Burgjet e Iranit.