Thursday, March 28, 2024

Irani: I presin dorën të burgosurit para ekzekutimit në Shiraz

E mërkurë, 19 prill 2017

Dy të dënuar të mitur përballen me ekzekutimin

Tre të burgosur u ekzekutuan të martën, më 18 prill në burgjet e Shirazit dhe Tabrizit. Dhjetë ditë para ekzekutimit, autoritetet e burgut Adel Abad të Shirazit i prenë dorën në mënyrë të tmerrshme njërit prej të burgosurve. Një nga dy të burgosurit e ekzekutuar në Burgun Qendror të Tabrizit ishte 28 vjeç.

Për më tepër, dy të burgosur, të arrestuar kur ishin nën 18 vjeç, përballen tani me ekzekutimin. Mehdi Bahlouli, që ishte 17 vjeç kur u arrestua, momentalisht mbahet në izolim në Burgun e Gohardashtit në Karaj, në perëndim të Teheranit. Peyman Barandah, i arrestuar në moshën 16 vjeç për krimin e tij të supozuar, është në korridorin e vdekjes në Burgun Qendror të Shirazit.

Rezistenca iraniane u bën thirrje iranianëve nga të gjitha sferat e jetës, veçanërisht të rinjve, të protestojnë kundër dënimeve të tilla të egra dhe ekzekutimeve arbitrare, veçanërisht për varjen e të miturve. Po ashtu i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të dënojë me forcë këtë barbarizëm të pashembullt në shekullin 21 dhe t’i kushtëzojë marrëdhëniet e saj me regjimin iranian me ndalimin e menjëhershëm të ekzekutimeve dhe dënimeve çnjerëzore.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

19 prill 2017