Friday, September 20, 2024

Ambasadorja e SHBA në OKB ka prova se regjimi i Iranit shkel rezolutat e Kombeve të Bashkuara

NCRI – Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha se ka “prova të pakundërshtueshme” se regjimi iranian po shkel kufizimet e OKB-së dhe do t’i prezantojë në një konferencë shtypi sot.

Misioni i SHBA në OKB tha: “Ambasadorja Haley do të ofrojë dëshmi të pakundërshtueshme se Irani ka shkelur qëllimisht detyrimet e tij ndërkombëtare dhe është përpjekur pa sukses t’i fshehë këto shkelje”.

Me gjasa, kjo përfshin furnizimin me armë të Houthis, një grup terrorist i mbështetur nga Irani në Jemen, i cili kohët e fundit vrau Ali Abdullah Salehun e Jemenit pasi ky u përpoq të fillonte një dialog me koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite për të rivendosur qeverinë e njohur ndërkombëtarisht.

SHBA dhe Arabia Saudite kohët e fundit e akuzuan Iranin për furnizimin e Houthis me raketa balistike që goditën Arabinë Saudite në korrik dhe nëntor, por gjithashtu dyshohet se edhe regjimi e ka urdhëruar sulmin.

Një hetim i OKB-së për këtë çështje deri tani nuk ka dhënë rezultate të qarta. Pasi dy ekipe  zyrtarësh të OKB-së shqyrtuan mbeturinat e raketabe, nuk mundën të arriin në përfundimin se ato vinin drejtpërdrejt nga regjimi iranian, por ekipi i dytë i hetuesve ende po e analizon informacionin, sipas sekretarit të përgjithshëm të OKB Antonio Guterres.