Iran: Dënim me fshikullim për një studente kurde

371

Komiteti i Gruas i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit dënon dënimin me fshikullim për një studente kurde dhe u bën thirrje grave e të rinjve iranianë që të protestojnë kundër këtyre vendimeve penale.

Komiteti i Gruas i NCRI u kërkon organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave që të ndërmarrin masa të efektshme për të ndaluar dënime të tilla mizore dhe çnjerëzore.

Më 7 dhjetor, Dita e Studentëve në Iran, gjykata e regjimit klerikal në Saqqez të Kurdistanit iranian dënoi Zamaneh Zivinin me gjobë dhe me 50 goditje kamxhiku, në bazë të akuzës për “prishje të rendit publik”. Ajo është studente e jurisprudencës në Universitetin Payam Noor, në Saqqez të Kurdistanit.