Monday, February 6, 2023

Zgjedhjet në Iran 2021: Debati Ndihmoi Fushatën për Bojkot Mbarëkombëtar

Të shtunën, regjimi iranian zhvilloi debatin e parë presidencial përpara farsës së zgjedhjeve që do të zhvillohen më 18 qershor. Ky spektakël rikonfirmoi angazhimin e iranianëve për t’i bojkotuar zgjedhjet dhe për të shprehur mbështetje për ndryshimin e regjimit. Vetëm shtatë të ashtu-quajtur “kandidatë” do të garojnë në votimet e këtij muaji, nga gati 600 që ishin regjistruar përpara vetingut nga Këshilli i Gardianëve. Këto zgjedhje janë thjesht një formalitet dhe shfaqje publike, dhe kanë për qëllim të instalojnë Kryegjyqtarin aktual të regjimit, Ebrahim Raisi – kandidatin e preferuar të Liderit Suprem të mullahëve, Ali Khamenei – si president të ardhshëm.

Me sa duket, ky debat shërbeu kryesisht për t’i dhënë Raisi-t dhe anëtarëve të tjerë të fraksionit të tij një mundësi për të fajësuar presidentin e regjimit Hassan Rouhani për përkeqësimin e problemeve ekonomike të vendit dhe për përhapjen e Covid-19. Por asnjëri nga kandidatët nuk ofroi ndonjë plan për krizat aktuale, pasi ata të gjithë janë të përfshirë në krijimin e këtyre krizave dhe në intensifikimin e tyre.

Kush është Ebrahim Raisi, një kandidat në zgjedhjet presidenciale të Iranit dhe një ekzekutues në masakrën e 1988-ës

Kjo përqasje i mbrojti kandidatët nga përgjegjësia për të prezantuar preferenca politike që mund të adresonin inflacionin e shfrenuar, papunësinë, dhe rritjen e çmimeve të artikujve bazë, faktorë që kontribuojnë në krijimin e një situate ku mbi 50 përqind e gjithë popullsisë iraniane jeton nën pragun e varfërisë.

Autoritetet e regjimit dhe mediat shtetërore kanë kohë që paralajmërojnë për nivelet më të ulëta ndonjëherë të pjesëmarrjes së votuesve, dhe kritika që ato vetë i kanë bërë procesit të së shtunës tregon se këto pritshmëri vetëm sa janë përforcuar.

Bojkoti mbarëkombëtar i farsës së zgjedhjeve nuk është thjesht tregues i apatisë së votuesve, por në fakt është rezultat i një fushate të koordinuar për bojkot që është promovuar nga opozita iraniane, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK)“Njësitë e Rezistencës” të MEK, vetëm brenda prillit, i kanë shfaqur publikisht nxitjet e tyre për bojkot në të paktën 250 lokacione në mbarë vendin, dhe përpjekjet e tyre kanë vazhduar edhe gjatë majit e qershorit, duke tërhequr vëmendjen e shumë pjesëmarrësve në protestat kundër problemeve ekonomike.