Wednesday, February 1, 2023

Zgjedhjet në Iran 2021: Ish të Burgosurit Politikë Anëtarë të MEK Hedhin Dritë mbi Rekordin Kriminal të Ebrahim Raisi-t

Të martën më 8 qershor, një grup ish të burgosurish politikë iranianë, anëtarë dhe mbështetës të MEK, morën pjesë në një konferencë të zhvilluar nga komiteti i punëve të jashtme i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), duke hedhur dritë mbi rekordin kriminal të kandidatëve të farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit, veçanërisht të Ebrahim Raisi-t. Ky event u drejtua nga Z. Hossain Abedini, zëvendës drejtori i zyrës përfaqësuese të NCRI në Mbretërinë e Bashkuar.

Këta ish të burgosur politikë kishin qenë personalisht dëshmitarë të masakrës së 1988-ës ndaj të burgosurve politikë në Iran. Kandidati kryesor në farsën e zgjedhjeve presidenciale të regjimit është Ebrahim Raisi, kryegjyqtari aktual i Iranit, dhe anëtar i komisionit të vdekjes. Raisi ka luajtur një rol thelbësor në masakrën ndaj mbi 30,000 të burgosurve politikë, shumica anëtarë e mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Në fjalën e tij hyrëse, Z. Abedini iu referua qëllimit të Liderit Suprem të regjimit, Ali Khamenei, për ta konsoliduar pushtetin duke nxjerrë fitues Raisi-n nga votimet.

“Irani gjendet në prag të një transformimi thelbësor në “zgjedhjet” presidenciale të këtij viti. Lideri Suprem i regjimit, Ali Khamenei, ka hedhur një hap madhor për ta nxjerrë në avantazh kandidatin e tij të preferuar për presidencë, Ebrahim Raisi-n, kryegjyqtarin aktual, tha Z. Abedini.

  1. Abedini më pas foli shkurtimisht për rekordin e errët të Raisi-t.

“Populli iranian e njeh Raisi-n si “Laroja i masakrës së 1988-ës.” Ai ka qenë një nga autorët kryesorë të vrasjes së mbi 30,000 të burgosurve politikë, shumica dërrmuese e të cilëve ishin aktivistë të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit ose MEK në 1988-ën. Për më tepër, ai nuk ka kredenciale akademike apo fetare as brenda teokracisë vrasëse. Thënë shkurt, Raisi i ka fituar kredencialet e tij në regjim si një vrasës zemërgur i cili është ngritur në radhët e banditëve injorantë, me një rekord të vërtetuar 40-vjeçar për ekzekutime e represion,” tha Z. Abedini.

“Në verën dhe vjeshtën e 1988-ës, ai ka qenë anëtar i Komisionit të Vdekjes në burgjet Evin dhe Gohardasht. Në këtë komision të vdekjes, Raisi luante rolin e prokurorit. Ai shërbente si ndërmjetës i Khomeini-t dhe merrte misione të veçanta për të kryer spastrime në provincat e tjera, duke përfshirë Lorestan, Kermanshah, dhe Semnan. Khomeini i kishte dhënë Raisi-t autoritet të plotë, dhe ata nuk ishin të detyruar t’u bindeshin asnjë kufizimi apo urdhri administrativ e qeveritar,” shtoi Z. Abedini.