Më 5 shkurt 2022, një burrë i preu kokën gruas së tij të re në Ahvaz, Irani jugperëndimor. Mona Heidari, një nuse/nënë fëmijë 17-vjeçare iraniane, iu pre koka nga i shoqi për shkak se iku në Turqi.
Regjimi, i drejtuar nga mullahët mizogjenë, inkurajon në mënyrë implicite vrasjet e “nderit” dhe kulturën brutale të hakmarrjes ndaj grave “të pabindura”. Mona-s iu pre koka nga i shoqi dhe vëllai i tij (kushërinjtë e saj) më 5 shkurt në Ahvaz, JW Iran. Ajo ishte nënë e një djali 3 vjeç dhe u detyrua të martohej me kushëririn e saj kur ajo ishte 12 vjeç. Ajo iku në Turqi për t’u larguar nga dhuna e të shoqit.
Sipas ligjeve të Iranit, vetëm “pronarët e gjakut” ose anëtarët e afërt të familjes lejohen të kërkojnë ekzekutim për vrasjen e të dashurit të tyre, prandaj shumica e vrasjeve për nder mbeten të pandëshkuara pasi familjet nuk kërkojnë dënim të rëndë për një anëtar tjetër të familjes.
Para kësaj, një baba që i kishte prerë kokën vajzës së tij u dënua me 9 vjet burg.
Komiteti i Grave i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) shpreh tronditjen e tij për vrasjen e tmerrshme dhe prerjen e kokës të 17-vjeçares Mona Heydari dhe shfaqjen e saj publike nga bashkëshorti i saj. Ky krim është rezultat i katër dekadave të sundimit mesjetar dhe mizogjinist të regjimit klerikal dhe ligjeve të tij çnjerëzore, të cilat nuk u japin grave asnjë të drejtë.