Dy javë pasi ka dëmtuar kyçin e këmbës, e burgosura politike Saba KordAfshari nuk ka marrë ende kujdesin dhe trajtimin e duhur mjekësor në burgun Evin.
Saba KordAfshari e ka dëmtuar kyçin e këmbës dy javë më parë. Të mërkurën, 14 tetor 2020, ajo e hapi vetë allçinë, pasi nuk mund të ecte më pa bastun. Por pa se kyçin e kishte shumë të ënjtur e të mavijosur.
Shoqet e burgut e çuan në klinikë, por stafi kishte ndërmend ta transferonte në një spital të qytetit rreth mesditës. Ky është orari më i keq për ta çuar një pacient në spital.
Kështu që Saba KordAfshari protestoi dhe refuzoi të shkonte në spital në kohë dreke, për t’iu shmangur një udhëtimi të padobishëm drejt një spitali të mbushur me pacientë me C0VID-19.
E burgosura politike Saba KordAfshari vuan gjithashtu nga komplikacione të ndryshme gastro-intestinale, si dhe nga ulçeri i stomakut.