Tuesday, October 3, 2023

Iran: Nën Presidencën e Hassan Rouhani-t, 109 Gra të Ekzekutuara

 

Execution of a woman in Iran (file photo)Ekzekutimi i një gruaje në Iran (foto fajli)

Raportet nga Irani tregojnë se regjimi i mullahëve ka ekzekutuar edhe një grua tjetër. Ky ekzekutim i ditëve të fundit e çon në 109 numrin e grave të ekzekutuara gjatë mandatit të Hassan Rouhani-t si president. Ky ekzekutim, ashtu si edhe të tjerët, e hedh poshtë edhe një herë mitin e moderimit në regjimin e mullahëve dhe tregon natyrën e vërtetë mizogjiniste të tij.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ROKNA, gruaja e ekzekutuar e identifikuar si Razieh, një 37-vjeçare kryetare familjeje, ka qenë në pritje të ekzekutimit për katër vite. Sipas ROKNA, Razieh është ekzekutuar për vrasje të supozuar nga shkaku i varfërisë. Politikat e gabuara ekonomike të regjimit i kanë zhytur njerëzit edhe më thellë në moçalin e varfërisë brenda në Iran. Si rrjedhim, Razieh është një tjetër viktimë e regjimit të mullahëve.