Paralajmërimet zyrtare për trazirat e shkaktuara nga shtypja e regjimit ndaj grave

502

Hossein Mousavi Tabrizi, një klerik i lidhur me shtetin në seminarin e Qom, paralajmëroi se goditja e çështjes së hixhabit mund të rezultojë e kundërta në shoqëri dhe të çojë në trazira.

Më 24 korrik, Tabrizi tha për të përditshmen Mostaghel: “Të luash me çështjen e hixhabiT dhe të anulosh një koncert në Ahvaz me disa furgona, përveç çmimeve të larta të shfrenuara, do të thotë të përpiqesh të kombinosh krizat e 2009 dhe 2019, që do të thotë bashkim pakënaqësish se shtresës së mesme me shtresat e paprivilegjuara! Duke pasur parasysh vazhdimin e këtyre lloj takimeve (shtypja nga policia morale), a do të jemi dëshmitarë të rebelimit të klasës së mesme dhe të dobët të shoqërisë?”

“Duke thënë këtë, ne patjetër do të jemi dëshmitarë të këtyre trazirave”, paralajmëroi Tabrizi. “Zyrtarët duhet të kenë kujdes dhe të ndalojnë këto sjellje. Populli është bërë agresiv për shkak të rritjes së çmimeve, ndaj zyrtarët duhet të jenë të kujdesshëm. Është më mirë të mos u bëhet presion popullit për çështje të tjera, ndërkohë që vendi po përballet me probleme serioze”.