Saturday, July 27, 2024

Republika e Teheranit për hedhjen poshtë të përpjekjeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kërcënon Stokholmin

Më 22 korrik, zëvendësi i regjimit iranian për çështjet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, Kazem Gharibabadi kërcënoi qeverinë suedeze lidhur me dënimin me burgim të përjetshëm të Hamid Noury, një ish-gardian i burgut iranian dhe autor i masakrës së vitit 1988.

Në një intervistë me kanalin shtetëror të lajmeve televizive (IRNN), Gharibabadi tha: “Nuk mund të arrestoni dhe të vini në gjyq shtetas të pafajshëm iranianë, të strehoni grupe terroriste, të ngrini asetet e Iranit dhe më pas ta bëni lirimin e tij si subject per lirimin kriminelëve të dënuar në Iran, por akuzojni kete te fundit për pengmarrje”.

“Në përgjigje të veprimit të paligjshëm të Suedisë në gjykimin e Hamid Noury-t dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm, si dhe mbështetjen publike të vendit për grupet terroriste, Irani nuk do të qëndrojë duarkryq dhe ka opsione të ndryshme në dispozicion”, shtoi ai.