
Të martën më 19 tetor 2021, dy vëllezër nga Ramhormoz, Ali Mohammad Mohammadi, 45 vjeç, dhe Islam Mohammadi, 38 vjeç, u ekzekutuan në burgun Sepidar, në Ahvaz të provincës Khuzestan. Prokurori i Ramhormoz është direkt përgjegjës për ekzekutimin e dy vëllezërve.
Kush është përgjegjës për atakun në zemër të nënës së vëllezërve Mohammadi?
Pas vrasjes së klerikut Raisi, numri i ekzekutimeve është rritur eksponencialisht.
Brenda një jave, mes datave 11-18 tetor 2021, mbi 16 të burgosur janë ekzekutuar në burgjet e Iranit. Nuk disponohen statistika të sakta për shkak të fshehtësisë së regjimit në kryerjen e ekzekutimeve. Numri i ekzekutimeve është shumë më i lartë sesa shifra e njohur, dhe nuk raportohet saktësisht nga mediat shtetërore.
Krahas implementimit të dënimit me vdekje për t’i frikësuar dhe shtypur disidentët, regjimi ushtron presionin më të madh mbi familjet e të burgosurve, sidomos mbi nënat e tyre. Shumë familjarë të dëshmorëve të rezistencës iraniane që kanë humbur fëmijët e tyre në vitet 60 dhe në masakrën e 1988-ës, nuk e dinë as se ku janë varrosur fëmijët e tyre. Ndërkohë, shumë nga këta prindër kanë pësuar infarkte dhe kanë humbur jetën pasi kanë marrë lajmin e ekzekutimit të fëmijëve të tyre.





