Dy vajza adoleshente u gjetën të vdekura në provincën Sistan dhe Baluchestan, në juglindje të Iranit. Ato ishin të dyja viktima të vrasjeve për nder.
Dy vajzat adoleshente ishin qëlluan për vdekje nga familjarët e tyre në fshatin Torkani të kontesë Dashtiari në Sistan dhe Baluchestan.
Në videon e qarkulluar në mediat sociale këtë javë shfaqen banorë vendas duke gjetur trupat e pajetë të dy vajzave adoleshente në një rrugë të shkretë.
Burime të besueshme thonë se vrasja e tyre ka ndodhur gati dy muaj më parë. Dy viktimat e vrasjeve për nder, të identifikuar si B.T. dhe Y.T., ishin 17 dhe 18 vjeç.
Hamshahrionline citon kolonelin Ebrahim Kouchakzaii, komandantin e Forcave të Sigurisë Shtetërore në Chabahar, i cili verifikon vrasjet e dy vajzave të reja nga familja e tyre pranë fshatit Torkani.
Ai tha se arsyeja e vrasjes së dy vajzave adoleshente ishte “zemërimi lidhur me arratisjen e tyre nga shtëpia për disa ditë”. Dy nga të afërmit e tyre i vranë rrugës para se të arrinin në shtëpi. Vrasësit aktualisht ndodhen në paraburgim.
Dy viktimat e vrasjeve për nder i kishin telefonuar shtëpisë disa ditë pasi u arratisën. Ato kishin vendosur të ktheheshin në shtëpi dhe kishin shprehur pendim. Familja i mirëpriti, por vajzat u ndeshën me disa të afërm të zemëruar të cilët i qëlluan për vdekje para se të arrinin në shtëpi.
Raporti i Hamshahrionline, i publikuar më 25 dhjetor 2021, thotë se dy viktimat e vrasjeve për nder ishin vrarë 50 ditë më parë.