Iran: Katër Persona Ekzekutohen në Sabzevar, Gohardasht, Ardabil, and Kermanshah

561

Ekzekutim publik në Iran – foto fajli

Të shtunën, të dielën dhe të hënën, më 26, 27 dhe 28 dhjetor 2021, regjimi ka ekzekutuar katër të burgosur në pjesë të ndryshme të vendit. Ahmad Nahtani, Ali Imani Alireza Moradi, 28 vjeç, dhe një i burgosur tjetër u varën përkatësisht në burgjet e Sabzevar, Ardabil, Diezelabad (Kermanshah) dhe Gohardasht.

Numri i ekzekutimeve të regjistruara ndërmjet 22 nëntorit dhe 21 dhjetorit 2021 arriti në të paktën 44. Shtatë ishin gra dhe tre ishin persona që kanë qenë nën 18 vjeç në momentin e arrestimit.

Rezistenca iraniane u bën thirrje edhe një herë Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe shteteve të tij anëtare të marrin masa efektive dhe praktike për të shpëtuar jetën e të dënuarve me vdekje. Çdo marrëdhënie me fashizmin fetar të Iranit që sundon vetëm me ekzekutime dhe tortura, është shkelje e rëndë e parimeve të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhe vetëm sa do ta inkurajojë këtë regjim për t’i vazhduar dhe intensifikuar krimet e tij. Drejtuesit e këtij regjimi janë përfshirë drejtpërdrejt dhe në mënyrë të vazhduar në gjenocid dhe krime kundër njerëzimit për katër dekada, dhe duhet të vihen para drejtësisë.