Video-Misogjinia në Iran

791

Nën misogjininë që sundon Iranin dhe aparteidin gjinor që mbizotëron atje, gratë iraniane po përjetojnë një nga periudhat më të vështira në historinë e Iranit.Ato shtypen rëndë. Policët banditë i gjuajnë brutalisht me gurë, nën akuzën e sajuar të keqmbulimit. Ato sulmohen egërsisht nga huliganët, të cilët u hedhin acid në fytyrë. Ato nuk trajtohen si të barabarta me burrat në asnjë fushë, por ekzekutohen njësoj si ata. Ato vuajnë nga varfëria ekstreme dhe merren me forcë për trafikim njerëzor.

Por gratë iraniane nuk janë dorëzuar ndaj sjelljeve misogjiniste dhe politikave apo veprimeve shtypëse.

Por duke u mbështetur në një histori të lavdishme lufte dhe rezistence për emancipimin, një histori të panjohur dhe të paprezantuar ndaj botës ashtu sic duhet të ishte. Ato janë vendosur në një rol të rëndësishëm në çlirimin e vendit të tyre dhe Persinë e vjetër…Në revolucionin kushtetues të 1906……revolucionin anti monarkik të 1979 …dhe në luftën e tanishme luftës kundër diktaturës fetare

Megjithatë, pas ardhjes në pushtet të Khomeneit  dhe udhëheqësve misogjinistë në Iran, gratë nuk mundën ti merrnin benefitet e revolucionit anti- monarkik në të cilin ato luajtën një rol të rëndësishëm.

Ato nuk u dorëzuan dhe treguan që edhe pse mund të kërkonte dekada për të arritur lirinë, ato do të luftojnë për të. Kështu, ato jo thjesht morën pjesë vullnetarisht por gjithashtu drejtuan shumë prej kryengritjeve dhe protestave në gjithë vendin.

Gratë iraniane kanë luajtur një rol të pakrahasueshëm duke drejtuar virtualisht çdo kryengritje dhe protestë. Ajo janë në rreshtin e parë të rezistencës për të çliruar Iranin nga regjimi më shtypës dhe misogjjonist në botë. Si është e mundur kjo ?

Eshtë kështu sepse gratë iraniane e kanë gjetur modelin e tyre tek gratë në pozicione kryesore në rezistencën iraniane. Ky është brezi i grave që kanë synuar rolet më të rëndësishme dhe kyçe në rangjet e rezistencës iraniane. Mbi 50% e anëtarëve të NRCI janë gra sepse Organizata e Muxhahedinëve të Iranit, mbetet organizata kryesore në Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit e cila është e drejtuar nga disa këshillë të cilët janë të përbërë krejtësisht nga gra. Gratë mund të shihen në çdo fushë në role kryesore.

Sot, grupet e rezistencës brenda Iranit larguan me guxim frikën e njerëzve dhe hapën rrugën për kundërshtim dhe rebelim për segmente të ndryshme të shoqërisë. Gratë u janë bashkuar shumë grupeve të rezistencës rreth e qark vendit dhe kjo është një rrugë drejt fitores kundër diktaturës dhe misogjenisë. Drejtimi i grave do ta bejë të mundur