Thursday, September 12, 2024

Massoumeh Asgari, mësuese në pension, është zhvendosur papritur në një burg të Karaj-it

Retired teacher Massoumeh Asgari abruptly relocated to a prison in KarajMassoumeh Asgari

Sipas raporteve të reja nga Irani, autoritetet e burgut Evin në Teheran e transferuan papritmas mësuesen në pension Massoumeh Asgari në burgun Kachouii të Karaj-it, të mërkurën, 22 dhjetor 2021.

Autoritetet e burgut e thirrën atë për t’u takuar me një zyrtar të gjykatës, por në vend të kësaj, ata e futën në një makinë dhe e dërguan në burgun Kachouii të Karaj-it.

Ata nuk e lejuan as të merrte sendet e saj personale, madje as medikamentet.

Massoumeh Asgari vuan rëndë nga sëmundje të ndryshme. Ajo ka diabet, komplikacione të mëlçisë dhe veshkave, si dhe sëmundje psikologjike e nervore.

Një burim pranë familjes së saj tha se ajo merr 20 tableta të ndryshme çdo ditë, por nuk ka patur akses në ilaçet e saj për dy ditë. Ajo nuk patur mundësinë të bëjë asnjë telefonatë për tre ditë.

Znj. Asgari po mbahet pranë të burgosurave të dënuara për krime ordinere, në kundërshtim me parimin e ndarjes së krimeve.

Amin Vaziri, mbikëqyrësi i të burgosurve politikë në Evin, ka dhënë urdhër për zhvendosjen e saj pavarësisht sëmundjeve, për ta ndëshkuar.