Tuesday, January 31, 2023

Një Këndvështrim i Ri mbi Protestat e 2009-ës në Iran

Kryengritja e popullit iranian në vitin 2009 ndryshoi imazhin politik të vendit dhe ishte një pikë kthese në historinë e protestave popullore.

Pse? Sepse ishte protesta e parë e madhe mbarëkombëtare pas revolucionit të vitit 1979. Në përvjetorin e kësaj ngjarjeje, ia vlen t’i hedhim një sy kësaj kryengritjeje nga një këndvështrim i ri, në përputhje me situatën aktuale social-politike në vend.

Pas kësaj ngjarje, shumë persona brenda dhe jashtë vendit u përpoqën t’ia bashkangjisnin protestat të ashtuquajturës lëvizje të gjelbër, gjë që është thelbësisht e gabuar. Ata që këmbëngulin për këtë janë kryesisht njerëz që duan të gjejnë një mënyrë për të krijuar reformë brenda këtij regjimi.

Ata nuk e marrin parasysh faktin se reformat në këtë regjim nuk janë të zbatueshme, gjë që u testua nga MEK për afro 3 vjet pas revolucionit. Pastaj populli, kryesisht studentët, e provuan edhe një herë këtë në 1999-ën pas marrjes së pushtetit nga Mohamad Khatami.

Në të gjitha situatat, regjimi iu përgjigj brutalisht kërkesave paqësore të popullit. Por pas protestave mbarëkombëtare të 2018-ës me slloganin ‘Reformistë, Principlistë, loja mbaroi’ dhe pas zgjedhjeve të fundit, në të cilat lideri suprem i regjimit Ali Khamenei i dëboi reformistët nga qeveria, kjo na tregoi se të ashtuquajturit reformistë nuk kanë asnjë lidhje me protestat e popullit dhe janë thjesht një grusht kriminelësh të koordinuar me regjimin kundër popullit, për ta devijuar popullin nga rruga drejt një zgjidhjeje reale.

Asnjë nga grupet e pavlera reformiste të regjimit, që nga të gjelbrit e deri te ata vjollcë, nuk e ka marrë në konsideratë ndryshimin e regjimit. Gjithashtu, ata janë kujdesur që të mos e kritikonin liderin suprem të regjimit, gjë që konsiderohet si vija e kuqe për regjimin. Ata janë në bashkëpunim me regjimin, e vlerësojnë ekzistencën e tij dhe janë në armiqësi me MEK-un dhe me këdo tjetër që kërkon ndryshim real dhe përmbysje të regjimit.