Friday, March 29, 2024

Letra e të burgosurave politike në burgun Evin: Ndaloni Ekzekutimet në Iran!

Letter of women political prisoners in Evin: Stop Executions in Iran!Regjimi klerikal ekzekutoi me varje në publik Majidreza Rahnavard-in në të gdhirë të së hënës, më 12 dhjetor.

Ekzekutimet e dy protestuesve të burgosur, Majidreza Rahnavard dhe Mohsen Shekari, kanë nxitur zemërimin e publikut.

Një grup grash të burgosura politike në Evin shprehën protestën e tyre duke publikuar një letër. Ato njoftuan se të hënën, më 12 dhjetor, do të uleshin për të protestuar para zyrës së rojtarit të burgut dhe do të thërrisnin me slogane kundër dënimeve me vdekje të lëshuara dhe të kryera nga gjyqësori i regjimit klerikal.

Gjyqësori iranian ekzekutoi dënimet me vdekje të dy protestuesve të rinj të arrestuar, më 8 dhe 12 dhjetor.

Në letrën e tyre, të burgosurat politike në Evin theksonin: “Nuk ka asnjë rrugë tjetër! Kësaj radhe, le të pushtojmë rrugët e qytetit me thirrjet ‘ndaloni ekzekutimet.’ Le të vazhdojmë të zhvillojmë greva të gjera me më shumë fuqi. Edhe ne jemi me ju, ndonëse në burg. Deklarojmë mbështetjen tonë për (ata që demonstrojnë në) ‘rrugët’, nga të cilat jemi privuar sepse jemi të burgosura. Ne do të shprehim kundërshtimin tonë ndaj ekzekutimeve në zyrën e rojtarit të pavijonit të grave në burgun Evin, më 12 dhjetor. Do të organizojmë një protestë, duke kënduar himne dhe duke thirrur me  parulla.”

Letter of women political prisoners in Evin: Stop Executions in Iran!Dy djemtë e rinj të eksekutuar nga regjimi klerikal, (lart) Majidreza Rahnavard, dhe Mohsen Shekari (poshtë)