Wednesday, September 11, 2024

Ish Senatori Amerikan Lieberman i Bën Thirrje Administratës Biden që ta Mbështesë Plotësisht Kryengritjen dhe Rezistencën e Iranit

“E vërteta është se pishtarët që NCRI ka mbajtur për vite me rradhë dhe që tani kanë ndezur qirinjtë në të gjithë vendin, nuk janë venitur aspak,” tha ish-senatori demokrat nga Connecticut, Joseph Lieberman, në fjalimin e tij gjatë një konference dypartiake në Senatin e SHBA të enjten, duke vlerësuar përpjekjen e udhëhequr nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), presidentja e zgjedhur e tij, zonja Maryam Rajavi, dhe grupi përbërës kryesor i tij, Mujahedin-e Khalq (MEK).

Në fjalën e tij të enjten, senatori Lieberman parashtroi 13 pika dhe rekomandime politike për qeverinë amerikane për të mbështetur kryengritjen aktuale mbarëkombëtare të popullit iranian. Më poshtë vijon transkriptimi i fjalimit të tij, i rishikuar për qartësi.

 

Fragmente nga Fjalimi:

Më lejoni të filloj kështu. Kur të shkruhet historia e botës për këtë vit 2022, besoj se dy data do të spikasin si pika kthese në marrëdhëniet ndërkombëtare. E para është 24 shkurti 2022, e cila ishte dita kur Rusia pushtoi Ukrainën. E dyta është 16 shtatori 2022. Dita kur filloi një valë e re protestash kundër regjimit të udhëhequra nga gratë në Iran pas vdekjes së Mahsa Amini, dhe këto protesta vazhdojnë edhe sot, në ditën e 84-t.

Shtatë javë më vonë, miqtë e mi, dhe gjatë dekadës së fundit, ne kemi ardhur shpesh në këtë dhomë historike. Si dhe në shumë të tjera në Capitol Hill për të protestuar qeverinë e Iranit dhe për të mbështetur popullin e Iranit. Por ky takim sot është ndryshe sepse ato protesta të nisura më 26 shtator vazhdojnë ende. Jo vetëm të pazbehura, por më të gjera, më të thella dhe më të rezistente se kurrë më parë. Ajo që po ndodh tani në Iran është frymëzuese, por është gjithashtu e paprecedent që kur regjimi islamik mori pushtetin më shumë se katër dekada më parë.

Kjo është bërë një kryengritje e mirëfilltë dhe mendoj se është koha që të fillojmë ta quajmë një revolucion për ta çliruar popullin e Iranit nga qeveria totalitare që e ka skllavëruar për kaq shumë vite.

Unë do të them në lidhje me këtë se asnjë organizatë nuk ia ka dalë të ndezë qirinj shprese dhe lirie në ditët më të errëta të represionit dhe vrasjeve masive në Iran përveç Këshillit Kombëtar të Rezistencës në Iran, i udhëhequr nga zonja Maryam Rajavi, dhe historia e vërtetë duhet ta shënojë këtë, por ne mund ta bëjmë këtë duke e vënë në dukje dhe duke shprehur vlerësimin tonë.

Dritat që NCRI, MEK dhe organizatat e komuniteteve iraniano-amerikane kanë ndezur për dekada të tëra, tani po mbahen lart. Ato janë përhapur nga miliona iranianë.

E vërteta është se pishtarët që NCRI ka mbajtur për vite me radhë dhe që tani kanë ndezur qirinjtë në të gjithë vendin, nuk janë venitur aspak.

Pishtari i NCR-së dhe MEK-ut bëhet më i ndritshëm për mendimin tim, çdo ditë që kalon. Kjo organizatë na jep besim se regjimi aktual do të përmbyset, dhe më e rëndësishmja, se kur kjo të ndodhë, do të ketë liderë të gatshëm për ta udhëhequr Iranin qetësisht drejt të ardhmes së tij të lirë dhe demokratike.

Kjo është organizata në të cilën ju bëni pjesë. Tani, ndërsa shohim përpara, mendoj se duhet të pyesim veten, çfarë mund të kërkojmë nga udhëheqësit tanë në Kongres në emër të luftëtarëve të lirisë në Iran?

Ne po hyjmë në një kohë të fesë, si të thuash, të respektimit fetar, siç e tha Kelly kaq bukur. Kështu që po e mbyll me një deklaratë disi fetare, politike, nga Thomas Jefferson. Këto ishin fjalët që Jefferson propozoi fillimisht për Vulën e Madhe të Shteteve të Bashkuara. Dhe janë veçanërisht të përshtatshme për një qeveri që pretendon se është fetare, si ajo në Teheran.

Jefferson sugjeroi këto fjalë: “Rebelimi ndaj tiranëve është bindje ndaj Zotit”. Kështu që sot Amerika duhet të ngrihet kundër tiranëve, në krah të Zotit dhe të popullit iranian.

2022 Senate Briefing In Support Of The Iran Revolution | Joseph Lieberman