Sunday, February 5, 2023

Katër të burgosurave politike u shtohen edhe 60 muaj burg

four female political prisonersNga e majta, Parastoo Mo’ini, Zahra Safaei, Forough Taghipour, dhe Marzieh Farsi

 

Gjykata Revolucionare e Teheranit dha 60 muaj burg shtesë për katër të burgosura politike që vuajnë dënimet e tyre në burgun famëkeq Qarchak.

Raportet e 16 dhjetorit 2021 tregojnë se Gjykata Revolucionare e Teheranit ka dhënë gjithsej 60 muaj burg për Parastoo Mo’ini, Zahra Safaei, ForoughTaghipour dhe Marzieh Farsi. Gjykata ishte mbledhur më 24 nëntor 2021.

Autoritetet e Burgut Qarchak fabrikuan një çështje të re për këto katër të burgosura politike, për shkak se ato kishin dërguar një letër në qershor, ku bënin thirrje për bojkotimin e farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit klerikal. Secila prej tyre është dënuar me 15 muaj burg shtesë.

Katër të burgosurat politike kanë marrë edhe dënime të tjera, duke përfshirë pastrimin e zonave të shkretuara për katër muaj, shkrimin e një teze prej 40 faqesh për krimet e kryera nga opozita PMOI/MEK, dy vjet ndalim daljeje nga vendi dhe konfiskimin e sendeve të tyre.

Nga katër të burgosurat politike, vetëm Parastoo Mo’ini kishte marrë pjesë në gjyqin e 24 nëntorit. As avokatët e të burgosurave nuk ishin të pranishëm në gjykatë. Prandaj, gjykata e ka nxjerrë vendimin në mungesë. Gjykatësi Afshari e paralajmëroi znj. Mo’ini se do ta dërgonte në internim në një zonë të largët.